Letërkëmbim me Prof.Xhelal Zejnelin-

Diaspora | Zef Prenka | 08.06.16 | 18:21

Përgaditur nga Zef Prenka

Kam kënaqësinë të ndaj me lexuesit e Rrezores,  një letërkëmbim mes nesh, Prof.Xhelal Zejneli dhe unë! Ajo që më shtyri që, Prof.Xhelalit ti kërkoj leje për botim, ishte pikërisht përmbajtja dhe esenca…

Profesori ynë z.Xhelal Zejneli, ka edhe shumë tema tjera  të botuara në portalin Rrezore.com, me përmbajtje të fuqishme, pro vlerave kombëtare.Ai nuk i duron shtrembërimet dhe as deformimet në gjuhën, kulturën, traditën dhe historinë shqiptare!Me z Xhelal Zejneli jemi miq virtual, sepse asnjëherë deri më sot, nuk kemi patur rastin për shtrengim duarsh dhe përqafim mes vëllezërish. Modestia dhe intelegjenca e tij është epitet respektivisht vlerë, e keso vlerash i duhen kombit tonë shqiptar. Jam me fat të kam një vëlla e mik të përmasave si Rilindasit!

*******

I nderuar Zef, deshiroj qe kjo leter imja te te gjej sa me mire. Eshte e vertete se ka kohe qe s’kam shkruar.
Te falemnderit per urimin e Ramazanit. Por une, i nderuar vella Zef, jam shqiptar, e feja e shqiptarit eshte Shqiptaria, sic ka thene Pashko Vasa.
Besimi eshte pune private dhe personale. Percaktimi fetar – po ashtu.
Ne profilin tim ne facebook, para ca ditesh kam shkruar: „Religjionet nuk jane krijime te Zotit, por te njeriut“.
Une nuk bej dallim midis feve. Cdokush ne kete rruzull, le ta predioje fene ne menyren e vet. Kam hyre ne kisha katolike, ne kisha ortodokse, ne manastire, ne xhami, ne teqe, ne sinagoga – ne Shqiperi, ne Kosove, ne Beograd, ne Zagreb etj. Kam hyre edhe ne Shen Sofi ne Stamboll.
Ceshtja e fese nder shqiptare eshte specifike. Jemi popull me fe katolike, ortodokse dhe islame – ne Ballkanin e krishtere qe eshte pjese e Europes katolike dhe protestante.
Perendimi nuk na parapelqen si myslimane, prandaj ne, para perendimoreve duhet te paraqitemi kryesisht me vlerat tona kombetare paraislamike, me humanistet shqiptare – Barletin, Bicikemin; me shkrimtaret e letersise sone te vjeter – Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin; me krijuesit letrare arbereshe – Lek Matrengen, De Raden, A. Santorin, Gabril Daren te Riun dhe Plakun, Zef Seremben.
Para perendimoreve duhet te krenohemi me Gjergjin, me Nene Terezen. Ne lemin e artit kinematografik, me A. Mojsiun, me Xh. Belushin, me Bekim Fehmiun etj.
Duhet te theksojme qartas se tragjedia e sotme e shqiptareve eshte rrjedhoje e sundimit te eger peseshekullor turk.
Ne shqiptaret duhet te rime ne distance ndaj Turqise, ndaj botes arabe, ndaj Teheranit.
Serbia, Greqia, malazezte dhe sllavo-maqedonasit na i kane pushtuar trojet. Serbia e mban nen sundim Luginen e Presheves, nderkaq Greqia – Çamërinë. Me serbët, me grekët, me sllavo-maqedonasit dhe me malazeztë, kurrë nuk mund të kemi raporte normale. Politika antishqiptare e tyre është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet edhe sot nga Rusia cariste, bolshevike, stalinite dhe e putinit.
Duhet të ruajmë miqësine me Vatikanin, me SHBA-në, me Gjermaninë, me Austrinë, me Italinë, me Kroacinë, me Londrën, me Hugnarinë. T’i jemi mirenjohes Rumanise qe u mundesoi rilindesve tane te zhvillojne veprimtari kulturore, kombetare dhe politike ne Bukuresht.
Perendimoret nuk ua ndalojne fene islame askujt, pra as shqiptareve. Por shqiptaret e fese islame duhet te funksionojne me sistem europian te vlerave dhe jo me sistem vlerash turke, arabe apo persiane. Ndryshe, rrezikojme te mbetemi ne margjinat e proceseve politike dhe ekonomike evropiane.
Une i respektoj festat fetare te vellezerve te mi shqiptare te fese katolike apo ortodokse.
Cfaredo ndasie te shqiptareve mbi baza fetare, do te shkaktonte bosnizimin e tyre.
Shqiptaret jane te nje gjaku, flasin te njejten gjuhe, kane nje histori, kane perjetuar te njejten tragjedi, ndaj jane nje komb.
Na lidhin Gjergji, rilindesit, shqipja dhe historia.
Me respekt – Prof. Xhelal Zejneli

********

Letra kthyese nga unë

Me le pa tekst o bac…!
Jo rastesisht u kam thënë miqëve të mi të ngusht;
Një Xhelal Zejnel i duhet Ilirides të udheheqë proceset demokratike, sepse ai njeri është „argati“ më i devotshem i kombit shqiptar..!
Kam edhe në Kosovë shumë Xhelala, por as që po u vije rendi ta kthejnë ketë tokë për se mbari.
Une vertet kam deshirë ti uroj vëllezerit e mij të gjakut për festat dhe kremtet që absolutisht edhte qeshtje rrespekti dhe pse jo edhe dsshamiresi vellaznore!
Ky tekst që më ke dërguar dhe nje kthim-pershendetje nga Prof.Abdulla Mehmeti , me bëjnë të jetoj, me japin kurajo se nuk do deshtojmë në misionin që une e quaj ,Ta bëjmë Shqipërinë, …
Nese me lejoni do e kisha botuar në Rrezore letrën tuaj aq dashamirese dhe kuptimplote, jo vetem mes nesh, por kjo u duhet të gjithëve , edhe skeptikëve?!
Gjithnje inkurajohem dhe vërtetë shkrinet tusja jsnë „antibiotik“ i mëndjes dhe shpirtit gjithshqiptar,prandaj, falemnderit për kohen dhe mendjemprehtësinë që ma dhurove!
Plot dashamiresi për Ju!
Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen