Konfiskohën mbi dy milion euro false
Analiza & Komente | Zef Prenka | 10.03.17 | 12:52
Janë konfiskuar mbi 2 milionë euro të falsifikuara në pikën kufitare në Vermicë
Këtë rast kanë arritur ta zbulojnë oficerët policor së bashku me zyrtarët e doganës sot rreth orës 12 e 30. Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Perëndimi në Gjakovë, Faton Alija.
Për zgjerim të hetimeve drejtoria rajonale e policisë kufitare Perëndimi ka kontaktuar njësinë e krimeve ekonomike në Prizren dhe në Prishtinë që të bëjnë hetime të mëtutjeshme të këtij rasti.
Për punën e sukseshme të drejtorisë rajonale të policisë kufitare në zonën perëndimore nënkolonel Alija ka falënderuar edhe zyrtarët e lartë të komunës së gjakovës për mbeshtetjen e dhënë si dhe qytetarët për bashkpunimin e tyre me organet e drejtësisë. Kjo drejtori ka prioritet parandalimin i të gjitha dukurive negative
Komente