Bashkimin kombëtar nuk e bëjn liderët politik, por populli!

OP-ED | Zef Prenka | 22.04.17 | 21:06

Nga Shefqet Avdimetaj

Kohëve të fundit është aktualizuar shum,qështja e bashkimit kombëtar. Ato të ndodhë bashkimi  kombëtar dhe kur do të ndodhë ky bashkim?

Nga kush mvaret bashkimi kombëtar? Janë këto disa pyetje të cilat kërkojnë një analizë shum të thellë,në mënyr që të

kemi një konlkudim të përafërt.

Kryeministri shqiptarë Edi Rama, ditë më parë u prononcua për një bashkim të tillë,pas dy ditëve të njëjtën gjë e bëri edhe Hashim Thaqi.

Për c`far bashkimi kombëtar na flet, Hashimi?

C`ë nga zgjedhja e tij si i „pari i vendit“ nuk ka qenë në gjendje të pijë edhe të vetmën kafe me pozitën dhe opozitën,së bashku!!!

Kjo tregon për rolin e tij „unifikues“si i „pari i vendit“

Pothuajse e njëjta situat edhe në Shqipëri,nën qadra me muaj të tër. Ne kemi shum punë për të bër,para se të ndodhë bashkimi kombëtar?!

Unë,jam ithtarë i madh i bashkimit kombëtar,por jo edhe i deklaratave populliste dhe vetëm sa për sy e faqe.

Mendoj se bashkimi kombëtar është një proces i pandalshëm,do të ndodhë,por jo edhe për një kohë.

Nuk do të ndodhë,sepse vetë ne shqiptarët nuk jemi të përgaditur për bashkim kombëtar.

Kemi analist dhe poltikan, të cilët na e kan „zbuluar kombin kosovarë“.Do bashkohemi me një komb tjetër,apo atë shqiptarë?

Sikur ne që dijmë me ja futë kotë nuk di kush! Të dinim për mbarë,sa dijmë për mbrapsht,e tër bota do të na kishte lakmi.

Bashkimi kombëtar do të ndodhë kur ne shqiptarë e dëshirojmë!? Pse e them kët? Poqese ne përcaktohemi për një demokraci të mirëfillt,për sundimin e ligjit,luftën kundër korrupcionit dhe kriminalitetit të organizuar,rrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut,largim nga politika të hajdutëve dhe atyre që jan të kapur direkt me krimin,atëher do jemi pak më afër bashkimit kombëtar.

Pa zhvillim ekonomik nuk ka bashkim kombëtar!

Unë jam përkrahës i idesë, se bashkimi kombëtar nuk do të ndodhë pa një ekonomi të zhvilluar,këtu mendoj në të dyja shtetet,si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar,mendim i imi,që të bëj bashkë 7-8 milon shqiptarë të varfër,përjashto politikanët,që jan bër milioner për një kohë rekorde.

Po të marrim një analogji në mes të Shqipëris,Kosovës dhe në anën tjetët te dy Gjermanive. Ato u bashkuan,pa luftë,pa zhurmë ,fare qetë. Bashkësia ndërkombëtare vetëm sa e përshëndeti kët bashkim.Pse e mbështeti? E dinin ,se do ta kenë një Gjermani të fortë ekonomikisht,ushtarakisht,industrialisht etj. Nuk do ishin barrë për Europen,por do ta ndihmonin atë.

Po ne ku qëndrojmë,ekonomikisht,ushtarakisht etj. Në fund të pusit.

Shqipëria në NATO,Pavarësia e Kosovës,Autostrada e Kombit,Autostrada Ibrahim Rugova jan faktorë lehtësues ,sa i përket bashkimit kombëtar.

Konkluidim!

Pa punë,pa zhvillim ekonomik, pa sundim të ligjit,pa luftën kundër kriminelëve dhe krimin të organizuar që ka kapluar të  dy shtetët tona,nuk do të ndodhë bashkimi kombëtar.

Mendoj se populli ynë ka dyshime të mëdha në deklaratat bombastike të liderëve tanë, sidomos të deklaratave te Hashim Thaqit, me të cilat,tani më jemi mësuar. Ndoshta nuk kam të drejt,por gjykoj se populli i Kosovës është bër imun në gënjeshtrat dhe intrigat e tyre.

„Gënjeshtra nuk mundtë na shpëtoj nga një tjetër gënjeshtër“(V.Havell)

Por populli ynë, megjithatë, është popull intelegjent.

Nuk thuhet kot se“dyshimi është shenjë e intelegjencës“

Jemi popull që shpresojmë…“Shpresa nuk është asgjë tjetër pos besim“ Të koordinojmë punën me besimin,shpresën dhe do të ja arrijmë qëllimit/ B.S/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen