Ja si shpërthen në lot,mërgimtarja që kthehet nga Italia

Analiza & Komente | Zef Prenka | 30.09.17 | 14:06

Një moment emocionues ky që drithëroi të madh e të vogël.

Gerta Loku, një vajzë mirditore, ka mbajtur sot një fjalim emocionues nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ka marrë duartrokitjet e të gjithëve. Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë.

“U ktheva dhe hapa një fermë me 300 dhi. Ideja ishte që të merresha me kafshën politike por provinca më bëri të merrem me kafshën zoologjike, unë dhe im shoq nuk jemi penduar për një minutë që jemi fshatarë, blegtorë, që kemi bërë një gjë të të vogël.

Jam shumë e emocionuar, ndjej që do iki prapë në provincën time dhe pesha dhe përgjegjësia do bjerë mbi këtë deputetë.

Këta deputetë që rrinë ulur këtu të na nderojnë ne dhe veten e tyre”, tha vajza mirditore ndërsa shpërtheu disa herë në lot dhe mori duartrokitjet e deputetëve të Kuvendit.

„Ejani në fshat, në doni qetësi e dashni ejani në fshat por do ju lutesha mos vijë me makinë të vogël por me fuoristradë sepse në fshatra nuk shkon dot makina, dhe aty sku shkon dot makina nuk shkon dot as jeta“, u bëri apel mirditorja parlamentarëve.

“Ku vend ka nevojë për punëtorë që kanë nevojë për pak llafe e shumë punë”, tha Gerta nga foltorja, sot në sesionin përmbyllës të Parlamentit të Parë Rural Shqiptar.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen