Opinion nga Agron Shabani- Miqëve…!

OP-ED | Zef Prenka | 24.01.18 | 19:28

Nga: Agron Shabani

 

Miqve… !

 

Miqtë e mi,

Si pjesën më të shkëlqyer, monumentale dhe emblematike të shpirtit, trupit (trungut), kulturës, traditës dhe historisë sonë të lashtë dhe aq të lavdishme, që na përcjellin, shoqërojnë, nderojnë dhe bëjnë dritë në të gjitha etapat, periudhet, portat ose hyrje-daljet e mundshme holistike, primatologjike, kulturore, historike, shtetrore, nacionale, patriotike dhe të tjera, i kemi vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të religjionit kristian që na i ka falur (blatuar) dhe ruajtur Zoti nepër udhëkryqet e ndryshme të ndryshme të shekujve dhe historisë . Si udhërrefyes të përjetshem, dekalog, amanet të madh dhe testament, i kemi Shë Florin dhe Laurin, Shën Jeronimin, Albanin, Niketë Dardanin, kryetrimin dhe kryxeheroin tonë legjendarë, Gjergj Kastriot-Skënderbeun, si Atlet të Madh të Jezu Krishtit, Ipeshkë të Shkodrës e Durrësit dhe Kardinal, Shën Terezën, Pjetër Bogdanin, At Gjergj Fishtën dhe shumë të tjerë. I kemi kishat tona së bashku me famulltarët ose misionarët tanë shqiptarë që na i hartuan dhe ruajtën gjuhë, shpirtë, alfabet dhe kulturë. I kemi me tepër se 2OOO vjet traditë, kulturë dhe histori të Krishtërimit ndër iliro-shqiptarët. Në anën tonë i kemi edhe shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit që në shumicë i përkasin hemisifrerës oksidentale ose kristianiste. Hemisferës së dritës, miq të nderuar!

Ciceroni kishte thënë dikur se „Sokrati e ka zbritur filosofinë në tokë, ndërsa Herodoti -Historinë, për t´i dashur, kuptuar, perceptuar, akceptuar dhe anticipuar më mirë njerëzit ose popujt e ndryshem në ate mënyrë që mëpastaj t´i njohin dhe kuptojnë më mirë jetën, botën; natyrën, njeri tjetrrin, të kaluarën, historinë dhe vetetën e tyre .

Se këndejmi, jeta, bota, natyra dhe filosofia e studiuar dhe kuptuar në mënyrë të cekët, unilaterale, monologjike ose egocentrike, të largojnë nga Zoti, përderisa besimi dhe studimi i detajuar dhe në thllësi, të shpiejnë dhe afrojnë pranë Tij. Pranë Zotit të Madh…I qofshim falë! Amen! Amin!

Ndryshe nga kjo, konceptimi, perceptimi dhe anticipimi i njohur helio-oksidental ose kristianist i historisë së përgjithëshme mbi „shtatë ditët e formimit të botës“ sipas ligjeve ose ‚parabollave‘ të njohura biblike si dhe mbi mësimin e njohur mbi „katër mbretërit e botës“ në bazë të ‚dëftesave‘ dhe shënimeve të ndryshme të grekëve dhe romakëve të lashtë së bashku me ndarjen dhe klasifikimin e historisë në ‚dy pjesë‘ ose në dy etapa te medha „post- quem“ dhe “ ante- quem“; respektivisht, para dhe pas lindjes së Krishtit: Kanë bërë që në botën dhe kohën tonë moderne ose bashkëkohore, të aplikohet dhe futet në përdorim ‚kalendari‘ i njohur Gregorian së bashku me të famshmin „DIONYSIUS EXIGUUS“ dhe vitët njohura të dritës. Duke i shmangur dhe mënjanuar në këtë mënyrë „vitet e hënës“ dhe kalendarët e ndryshëm të babilonasve, hindusëve, grekëve të lashtë, persianëve, muslimanëve, ruseve dhe te tjereve së bashku me ‚kalendarin‘ e njohur (julian) të Jul Cezarit dhe kështu me radhë… Për te aplikuar dhe vënë në përdorim kalendarin e sotëm Gregorian, që përkon me ditëlindjen e njohur të Jezu Krishtit të cilin do e pranojnë për të vetin edhe pjesa më e madhe e popujve, vendeve, kulturave ose ´botës tjetër sekulare‘ ose jokristianiste gjithandej globit.

U mor vesh se në bazë të averzioneve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave dhe ‚historive‘ të ndryshme ‚kontemporane‘, protekcioniste dhe egocentriste të popujve dhe vendeve të ndryshme në kontinentin e vjetër europian dhe gjetke, gjatë periudhës së gjatë kohore (1582-1918) do ekzistojnë dy të ashtuquajtur „kalendarë paralel“ të matjes dhe llogaritjes së viteve dhe të kohës. Kjo edhe përkundër faktit të njohur se ‚Kalendarin‘ e sotëm Gregorian ose Kristianist e kishte zyrtarizuar Papa Gerguri XIII-të , me ‚Dekret special‘ në bazë të ‚projektit‘ dhe ideve të njohura të Nicolaus Cusanus dhe Nikolla Kopernikut etj.

Si një ‚copë‘ ,respektivisht, si’pjesë‘ e pandashme (fundamentale ose substanciale) e shpirtit, kulturës dhe civilizimit të lashtë europerëndimorë, jemi edhe ne iliro-shqiptarët, të cilët të parët ose ndër të parët atëbotë e patëm përhapur dhe përqafuar Fjalën e Shëlbyesit dhe Ungjillin e Krishtit në kontinentin e vjetër evropian. Pa i harruar këtu edhe faktet dhe legjendat e lartëcekura mbi Prelatët dhe Martirët e famshëm (iliro-shqiptar) të Krishterizmit si Shën Flori dhe Lauri, Shën Jeronimi, Albani, Nikëtë Dardani, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Pjetër Bogdani dhe shumë e shumë të tjerë… Deri tek Engjellorja dhe Misionarja e Madhe shqiptare – Shën Tereza.

Ndaj, në qoftë se Shën Flori dhe Lauri atëbotë u vetëflijuan dhe martirizuan për krishterizmin, ndërsa, kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si ‚Atlet i Krishtit‘ dhe Shqiptarizmës, i mnbrojti dikur Europën dhe shqiptarët nga turqit osmanlinjë: Me rastin e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë, shqiptarët se bashku me miqtë dhe aleatët e tyre natyror dhe historik (më të mëdhenjët dhe më të fuqishëm qe i ka njohur bota) , e mbrojtën Kosovën dhe civilizimin e lashtë euro-perëndimorë nga muzgujt dhe hijet e lugatëruara të mesjetës.

Ndaj, fundamentalizmat ose radikalizmat e ndryshëm fetarë ose kulturorë të shqiptarëve së bashku me aktët ose tendencat e ndryshme kriminale ose infantile-patologjike të grupëve ose individëve të ndryshëm shqipfolës ose joshqiptar për t´i mohuar, shpërfillur ose injoruar vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të religjionit kristian së bashku me miqtë dhe aletatët e lartëpërmendur evroperëndimorë që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur ndodhëshim në rrezik: Një ditë jo të largët, ndonëse pa vullnetin ose dëshirën e shumicës absolute të shqiptarëve, do mund të na shfaqen dhe kthehen si hakmirrje apo si një ‚ves i ligë‘ dhe bumerang i madh historikë dhe politikë. Për të mos thënë këtu si një ‚hakmarrje e madhe‘ historike dhe politike, në fund të së cilës, përveç kalvarit dhe golgotës së njohur shqiptare, si ‚imazhe‘ ose fragmente të ç´akordura, stivosura dhe rimuara. Apo, si“mesazhe“ dhe ‚relikte‘ të kohës dhe historisë, do na ngelin (mbesin) vetëm hijet, skeletet, permendoret( lapidaret) ose varrezat tona individuale dhe kolektive, pranë te të cilave, të tjerët, pa prezencën e heronjëve, atktereve dhe protagonistëve të vertete, në sytë e botës, do e paraqesin (prezantojne) dhe ‚fotografojnë‘ per të keq një pjesë të rëndësishme dhe aq vitale, sublime dhe relevante të historisë sonë më të re – siç ishte lufta e fundit çlirimtare dhe heroike e UÇK-së në Kosovë!(…)

Për lirinë e përgjithshme individuale dhe kolektive të Kosovës dhe shqiptarëve, luftuan, u përpoçen, vetflijuar ose sakrifikuan bashkë si ´Një´ dhe të pandarë kurrë, edhe shqiptarët e religjionit musliman, edhe vëllezërit e tyre shqiptar të religjionit kristian. Nën qiellin e flamurit të lavdishem të Gjergj Kastriot-Skernderbeut si dhe nën Emblemën e njohur të UÇK-së! Lavdi!

Historia – thonë se është Mësuesja e jetës.

ASH

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen