Ndarja e Kosovës, mund të shkakëtojë një titanizim të Evropës

OP-ED | Dedë Preqi | 29.07.18 | 05:42

Dedë Preqi

(Sot jemi vetëm pak më të lirë në krahasim me të djeshmën, por edhe më të frikshëm nga kërcënimet e së ardhmës)

Shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, janë shqetësime të natyrave të ndryshme dhe të përditshme, por e pa pranueshme për këtë shoqëri, në të cilën deri diku ka merita pozitive, por këto merita do ti kërkonim te rrezulltatet dhe mënyra e prezentimit të shtetit të Kosovës në zemër të Evropës.

Një gjë është shumë e dhimbshme dhe shqetësuese e këtij populli dhe vendi, që mbas sa luftrave dhe sakrificave të ndryshme për liri dhe shtet-formim, vjen skandali me domethënje ankthndjellës, me përseritjen e copëzimit të Kosovës, që do të thotë se, sot jemi vetëm pak më të lirë në krahasim me të djeshmën, por edhe më të frikshëm nga kërcënimet e së ardhmës.

Kosova edhe mbas shtet-formimit të saj ka ngelë me shumë të meta në mirëvajtjen dhe strategjinë shtetërore, për shkak të pushteteve të dobëta të saj me njerëz të pandërgjegjshëm në udhëheqjen e vendit, që në rend të parë do të fitonte qytetari i vendit, i cili do e meritonte një mirëqenje dhe prosperitet shoqëror e njerëzor, sikur gjithë qytetarët tjerë të botës demokratike.

Të gjitha pushtetët e deritanishme në Kosovën e lirë, që vijnë mbas presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, ishin pushtete të papërshtatshme, ku gjejmë edhe pushtetarë që do të dyshojmë, jo vetëm në aftësinë dhe udhëheqjen e tyre për të organizuar shtet, por edhe njerëz me afera të ndryshme kriminale e korruptive dhe për këtë arsye del edhe më e theksuar situata tragjike e këtij vendi.

Megjithatë, edhe ndërkombëtarët, posaqërisht edhe SHBA-të, kanë një përshtypje jo të mirë dhe të hidhur ndaj autoritetëve të pushtetit kosovar, i cili me predentimet e tilla dhe të kësaj natyre të udhëheqjes, fati i përspektivës së këtij populli akoma mbetët i mjegulluar.

Prandaj, na brengos tragjika e popullit kosovar, të cilin e ngërthejnë në vete një mori problemesh jetësore po sikur edhe popujt tjerë, por mos vallë fati i këtij populli po rrokulliset valë në valë pa u ndal, sikur edhe më herët, duke mos u liruar ndonjëherë, jo vetëm nga e shëmtuara e së kaluarës moniste dhe okupuese, si dhe nga shprehja e një rrëfimi mitik, që nënkupton ironinë gjenetike dhe tragjike e një popull ndaj një tjetri, sikur që është populli serb ndaj shqiptarëve, që shekuj me radhë trashëgohet dhe nuk do të ngopët me hegjemonizmin e vet të ndotur dhe të gërditur të kësaj bote.

Ky lloj i sojit të tillë i hegjemonizmit dhe idiotizmit nuk u ngopë me luftëra grabitqare e shkatërrimtare, nuk u ngopë as me viktima dhe me gjakun e foshnjeve të njoma shqiptare, dhe as që e ka ndërmend të ngopët ndonjëherë, po sikur kulqedra e mitëve të qelbura, duke e hapur gojën përsëri në formën e një përbindëshi, apo bishe të egër, që e turbullon tërë gjakun njerëzor, duke kundërmuar nga gjenocidet e shumëfishta, që shkakëtojë mu në zemër të Evropës, e cila një ditë predenton të bëhët edhe anëtare e kësaj familje.

Faktori që po ia mpreh brirët llojit të kësaj “kategorie shoqërore”, për të vazhduar avazin e saj fashizo-serb, është vetë faktori i Bashkimit Evropian, i cili në këtë rast do të nënkuptonte shkrirjen e gjithë faktorëve të tjerë në një faktor të fuqishëm dhe diciplinor evropian, që do të quhej përgjegjësi dhe ndëshkim ndaj gjithë atyre që e shkelin kodin e të drejtave dhe lirive njerëzore, sikur që e shkeli Serbia, kundër popujve jo serb, ndër të cilët edhe ndaj shqiptarëve të pa fajshëm.

Kjo Serbi akoma nuk është ngi, me tortura, shpërngulje dhe gjenocidet e fundit që bëri ndaj shqiptarëve, tani e ka projektue planin e fundit, apo të radhës, që ta copëzojë Kosovën, ta ndajë në teritore, apo banovina, siq e quante dikur në projektet e veta çubrille, dhe kohën e fundit me ato vardisjet e veta patologjike e dhelpërake, po i lëshon sot hi syve të Evropës, sikur të mos kishte ndodhur asgjë në të kaluarën e saj fashiste, duke nxitë dhe alarmue çastin e ndarjes së Kosovës, që nga Brukseli e deri në Vashington.

A ka bota demokratike sy dhe veshë të shoh dhe të dëgjoj se projektet e Serbisë janë naive dhe fashiste, sikur që ishin edhe më herët shkatrrimtare, dhe sot në adresë të një shoqërie bashkëkohore e demokratike, luan me zjarrin dhe shpërthimin e ndonjë konfikti të mundshëm në zemër të Evropës, sepse sipas Marrëveshjeve Ndërkombëtare, ndryshimi i kufinjëve administrativ nuk lejon të ndryshohen.

Ka edhe shqiptarë, të cilët e dëshirojnë ndryshimin e kufinjëve, ku prej tyre edhe akademik, për shkak të shqiptarëve në Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë, por ndryshimi i kufinjëve të Kosovës, do të shkakëton një titanik të rrezikshëm për tërë Ballkanin perëndimor si edhe për Evropën, e cila i ka futë veshët në lesh dhe po thërmon përshesh…

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen