Etika dhe edukata estetike

Analiza & Komente | Agron Shabani | 28.10.19 | 20:52

Shkruan: Agron Shabani,

Etika dhe edukata e njohur estetike

Në vargun e shkencave ose disiplinave tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gneseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe kështu me radhë, estetika është si të thuash shkenca ose disiplina më e avansuar, më e përsosur, me eksplorative dhe më fisnike e filozofisë. E lindur, themeluar ose e veçuar si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë nga estetët ose filozofët gjerman dhe ata frëng (francez) në fund të shekullit 18, respektivisht në fillim të shekullit 19: Estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin (mbi të bukurën), mbi të përzgjedhurën, mbi të posaçmen ose të veçantën, lukrativen, sublimen, relevanten etj. Ajo i studion, analizon, eksploron, ravijezon, konturon, harmonizon, konvencionalizon dhe avanson vazhdimisht kushet ose rrethanat e gjithëmbarëshme mbi konceptët dhe përceptimet e ndjeshme, të ndërgjeshme, humane, lineare, lukrative, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe të ngjashme. Caku ose qëllimi final i artit, kulturës, moralit, disiplinërs dhe edukatës së gjithëmbarëshme estetike, janë pushteti moral i njeriut mbi vetevetën dhe mbi të tjerët përmes artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të tij.  Kjo për faktin se emancipimit dhe edukatës estetike në përgjithësi, u përkasin ose takojnë njeriu, populli (kombi), etnia, shteti, shoqëria, arti, kultura, arsimi, shkenca, teknika, industria etj. „Njeriu duhet të edukohet, emancipohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse për nga natyra është i gjallë, i egër ose tepër i vrazhdë. “ (Imanuel Kant)
Se këndejmi, sipas estetikës, në art çdo gjë është relative, përveç të bukurës (bukurisë) që është absolute, e përjetshme, relevante, sublime dhe madhështore. Me fjalë tjera, asgjë nuk është më e fuqishme dhe më e pushtetshme tek njeriu, se sa morali, edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose bukuria e tij e brendshme dhe e jashtme.
Ndryshe nga kjo, edukata estetike, është një koncept shumë më i gjerë sesa koncepti mbi edukaten artistike. Kjo e fundit është e kufizuar ose limituar dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën ose bukurinë në artin e krijuar letrar, vizatimor etj. Ndërsa, edukata estetike ka të bëjë me të bukurën në përgjithësi. Në natyrë, në jetën familjare, shoqërore ose politike, në cilëndo krijimtari njerëzore, fizike, mendore, morale, psiçike (psikologjike), intelektuale, kulturore, profesionale etj.
Se këndejmi, për të njohur dhe kuptuar vlerën estetike, ose për të pasur shijen dhe njohuritë e gjithëmbarshme ose elementare për të bukurën, duhet poseduar dhe kultivuar në vazhdimësi, një sërë afinitetësh ose aftësishë elementare: aftësinë për të përceptuar, aftësinë për të nuhatur dhe përjetuar, aftësinë për të vlerësuar dhe cilësuar, si dhe aftësinë për të ngritur, krijuar ose projektuar të bukurën në art. Këto parime ose premisa të njohura metaestetike në esencën ose substancën e tyre përmbajnë nocionin dhe kuptimin e idesë së përgjithshme mbi të bukurën. Pa këto parime ose premisa të njohura estetike ose metaestetike, njeriu, në rastin konkret gazetari, analisti, publicistik, kulturologu, krijuesi ose artisti , nuk kanë as sy, as vesh, as shpirtë, as ndjenja, as emocione, as ide, as ideale ose vizione të ndryshme mbi të bukurën në natyrë, apo në jetën e përdtishme. Akceptimi, përceptimi, anticipimi, shquarja dhe artikulimi i vlerave të njohura letare, krijuese ose artistike, apo vlerave estetike në përgjithësi, bëhen ose zhvillohen përmes intelektit të njohur të krijuesit ose artistit, kurse përjetimi i artit bëhet vetëm përmes ndjenjave, shpirtit dhe emocioneve. Arti, është i dedikuar vetëm për anën shpirtërore ose emocionale të individit dhe kolektivitetit . Dhe, jo për stisje, rimime, kamuflime, ambalazhime, glorifikime, balorizimr, relativizime, promovime, imponime, komercializime, fosilizime, instrumentalizime ose ç´orientime të ndryshme „pseudokrijuese“ dhe „antikulturore“ që janë jashtë natyrës dhe karakterit të artit si filozofi dhe filozofisë si art.
„Në dashuri dhe bukuri kemi lindur ose jemi krijuar dhe vetëm në bukuri dhe dashuri do rritemi dhe shkëlqejmë. “ (Schieler)
Këto premisa ose komponente të rëndësishme edukimi ose edukate, në radhë të parë trajtojnë raportin e njohur në mes jetës dhe të bukurës në kuptimin e jetës si art dhe artit si filozofi. Sipas Dr. Ibrahim Rugovës dhe estetëve ose kritikëve tjerë letrar ose kulturor: ‚Çdo njeri është një homo-estetikus.‘ ( lëxo: „E bukura si parim suprem i shoqërisë“, Dr. Ibrahim Rugova, “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983”, Prishtinë, 1983).
Çdo njeri pra, është një artist i vogël në brendinë ose vetvetën e tij dhe arti është një dimension i lindur i njeriut dhe gjithëmonë njeriu, gjatë tërë etapave të zhvillimit ose evolucionit të tij, , ka treguar interesim dhe respekt maaksimal ose optimal për të bukurën. E bukura është kriter qenësor ose themelor i vlerësimit të marëdhënieve ose raporteve njerëzore, dukurive, procesëve ose fenomenëve të ndryshme jetësore, familjare (bashkëshortore), shoqërore, politike, shkencore, fetare, kulturore, intelektuale, natyrore, mbinatyrore… Qenieve ose krijesave të njohura letrare, kultururore ose artistike dhe i tërë asaj që e rrethon dhe karakterizon njeriun.
Kjo do thotë se e bukura, e dashura, kultura dhe edukata, janë nevoja dhe procese të zhvillimit individual e kolektivë. Ne nuk njohim asnjë shtet ose shoqëri në botë pa tempuf, falotere, arte të ndryshme ose kulturë. Ndaj, përderisa s’ka shtet ose shoqëri pa tempuj, faltore, pa arte, pa bukuri ose dashuri, kjo nënkupton se  gjithnjë ka pasur ndjenjë, emocion, imagjinatë, fantazi, interesim dhe përjetim për të bukurën në art. Vlerat, parimet, premisat, përjetimet, krijimet ose mbindërtimet e njohura estetike, nuk janë gjëra që maten, prehën dhe fiksohen në mënyrë aritmetike ose gjeometrike, apo që mund të skicohen ose dëshmohen si argument i kapshëm ose i prekshëm fizikisht. Jo. Por, kuptimi, esenca (substanca), nocioni dhe rëndësia e gjithëmbarëshme e estetikës si shkencë ose disiplinë e shquar e filozofisë, qëndron në konstruktin, projeksionin, enkodimin, dekodimin dhe antonimin e saj etik dhe metaestetik. Estetika është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin, respektivisht, mbi të bukurën, të posaçmen, sublimen, relevanten, madhështoren etj. Ajo i studion, analzon, i shquan dhe fokuson të bukurën dhe të dashurën së bashku me shijen, teknikën, praktikën dhe teorinë e njohur për të bukurën ose bukurinë. Për këtë, Aristoteli konsideronte se, estetika është jo vetëm shkenca mbi artin, por filozofia e artit dhe s’mund të ketë diçka më të saktë se kjo.“ Ndërsa, sipas Siegmuind Freudit: „Natyrën dhe origjinën e të së bukurës, konceptimin, anticipimin, përceptimin, përjetimin,  krijimin dhe kuptimin  e saj, mund t’i shpjegojë në mënyrë të duhur shkencore ose metodologjike vetëm psikologjia ose psikoanaliza. Arti është fenomen kulturor, shpirtëror ose emocional si dhe një shfaqje ose manifestim i përgjithshëm” ( Siegmund Freud  „Mbi Letërsinë dhe artet“ )
Arti ka karakter edhe filozofik, edhe sociopsikologjik. Arti dhe filozofia janë dy forma të njohjes së botës dhe jetës së njeriut ku arti e trajton të veçantën, kurse filozofia e trajton të përgjithshmen, globalen ose universalen.
Estetika ka të bëjë me artin ose mbi të bukurën, ndërsa, arti ka të bëjë me ndjenjat, me shpirtin, emocionet ose përjetimet e ndryshme objektive dhe subjektive, ndijimet ndaj atyre gjërave që janë bukura dhe të cilat mund të shfrytëzohen edhe për qëllime ose lajtmotive tjera humane ose karitative.
Për me tepër ndërkaq, ndërgjegjja estetike, nënkupton edhe ndërgjegjen e përgjithshme morale dhe humaniste që janë nevojë, kërkesë dhe synim i çdo shtetit dhe shoqërie të përparuar njerëzore ose qytetare. Sociologët e njohur botëror ose ndërkombetar kanë vlerësuar dhe konstatuar shpesh se, me art edhe njerëzit më të ashpër ose më të vrazhdë, bëhen më të ndjeshëm, më të butë, më racional, më social, më shoqëror, më familjar…Gjegjësisht, më pak egoistë, prepotent, stupid, nebuloz, narcisoid, egocentrik etj.
Arti në përgjithësi dhe edukata estetike në veçanti, përmbajnë  edhe fuqinë dhe mjeshtrinë e njohur të komunikimit të brendshëm shpirtëror ose emocional që i dedikohet shpirtit dhe që është pika më e ndjeshme dhe më esenciale e organizmit, e jetës ose organizmit të njeriut.  Shih për këtë, artin ose të bukurën (bukurinë), përveç si faktor që shkaktojnë ose krijojnë kënaqësi shpirtërore, emocionale, mentale ose psikofizike, duhet shfrytëzuar edhe si mjet shumë të fuqishëm edukimi dhe komunikimi. Schopenhaueri thotë se „vetëm ndjenjat për të bukurën, mund të neutralizojnë veset ose instiktet iracionale dhe negative të njerëzve.  E bukura sipas Jeronim de Radës, është burim i të gjitha gjërave të çmuara dhe pozitive…E bukura sublime, e bukura relevante, bukura morale, e bukuria shpirtërore ose emocionale, e bukura formale, e bukura relative, e bukura absolute etj.

ASH

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen