Nuk është mirë të mësohemi të jetojmë vetëm me ankesa.

Analiza & Komente | Rrezore | 24.02.20 | 20:17

Atë që nuk i qasesh, as nuk do e keshë!

Ankesat janë dhe i takojnë përditshmerisë.
Sikur mos të kishte ankesa, do thuhej që nuk ekzistojmë,ose do ishte „Parajsë“ (Xhehnet)!?
Por, a duhet që të jetohet duke u ankuar dhe vajtuar për çdo ditë, orë e minutë?
Sigurisht që, JO!
A do të ishte më mirë që, në vend të ankesave edhe të pa arsye(që tashmë janë bërë pjesë e përditshmerisë tonë),të zavendsoheshin me QASJE ( të vepruarit),secili në mënyrën e vet.P.sh.ka qindra mënyra të qasjes ndaj dukurive negative dhe ato me qasje direkte, do eleminoheshin fare,ose sipas rastit, do plotësoheshin me përfundim të gëzuar,
“ Happy end“.
Realisht nuk duhet mohuar faktin që, Shqipëria, Kosova dhe viset tjera etnike, kurrë në histori nuk kemi qënë:
Më të dijshëm,
Më të pasur,
Më të lirë dhe
Më aktiv në jetën politiko- shoqërore!!
Por, krahasuar me vëndet për rreth dhe përendimore,vërehet dallim në jetën e organizuar publike ose shtetrore.
Pse ky dallim?
Janë disa faktorë që kanë ndikuar në ketë „garë“ jo të barabartë mes popujsh.
Ne, u detyruam që të luftonim politikisht,luftë intelektuale dhe ushtarakisht, që të fitonim lirinë dhe pavarësinë.Shtete tjera zhvilloheshin edhe prej kesaj lufte, sepse fituan fuqi punëtore dhe kjo është resursi më profitabil që ka një shoqëri demokratike.
Gjysma e popullatës u shpërngul në vendet përendimore të BE, tjerë në Turqi e ShBA, Kanadë etj.
Popujt tjerë zhvilloheshin, shkolloheshin dhe përfitonin.
Përfitonin sepse, një gjeneratë e tërë ( sidomos të shkolluar dhe me arsimim të lartë) ua kryenin punët më të ndryeshme ,deri edhe në sektor pastrimi dhe pa ia njohur kurrë diplomat edhe pse mbi 90% ishin të rregullta.Keta ishin mërgimtarët që u shkëputën nga vëndlindja.
Me shkëputjen nga vëndlindja, ndihej mungesë e madhe e organizimit të mirëfillt të jetës ekonomike.
Familjarët që mbetën apo edhe ata që u kthyen në vëndlindje, sytë i kishin nga mërgimtarët dhe nuk kërkuan zhvillimin e sektoreve ( sipas zanatit) të ndryshme.Bujqësia ra, industria e shkatërruar nga lufta,e plaqkitur nga aparatura ushtarako policore e serbisë,ishte nën zero dhe askush nuk qau kokën.
Ndërsa, shiqonin remitencat dhe ndonjë punë të përkohshme,sidomos në politike, ose duke punuar për politkianët që ishin bërë si bisha kur ishte në pyetje uzurpimi i pronave, pasurisë shtetrore, si .psh.uzina, lokale e markete komunale, e çka mos tjetër…
Pra, hyri si fillim së bashku me lirinë e shumë pritur, edhe “ liria“ e grabitjeve dhe uzurpimit të pronave të shtetit.
Kjo situatë e degradojë mizorisht shtetin e sapo lindur!?
Në një farë mënyre, jeta politiko- shoqërore dhe institucionale muar drejtimin jo, të prosperitetit të përgjithshëm, por të pasurimit të grupeve kriminale,që kupolën e kishin në pushtet.
Remitencat e mërgimtarëve që ua dergonin familjarëve, e zhvendosën situatën ekonomike në një stadium tjetër nga ajo që kanë shtetet përendimore.
Ato(remitencat), ndikuan shumë negativisht tek fuqia punëtore, sepse, tani ata do pajtoheshin me ato “ pensione“ të jetojnë dhe i lanë shtallat bosh, fushat e pa punuara etj.
Gjithë keto forma dhe insinuata të jetës shoqërore e politike kanë ndikuar në atë masë që, kanë sjellë deshpërimin e rinisë për të punuar dhe jetuar në vëndlindje.
Mundësitë janë, por duhet ditur dhe dashur për t’i shfrytëzuar.
Ankesat duhet të zavendsohen me QASJE.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen