Titujt problematik dhe nxitës, përkeqësojnë marrëdhënjet SHBA- Kosovë

Analiza & Komente | Zef Prenka | 06.03.20 | 10:11

Nga: Zef Prenka

Titujt problematik dhe nxitës për „përkeqësimin“ e marrëdhënjeve mes SHBA dhe Kosoves, po ndikojnë(mjerisht) më shumë tek lexeusit (siperfaqsor), të cilët nuk i shkojnë as deri në mes, temës ( opinionit) të shkruar e lere më deri në fund, por, e lexojnë titullin dhe fare pak rreshta të hyrjes, me të cilat krijojnë „opinionin e ri“ , me kokën e tyre dhe me hamendje i
„përpunojnë“ idetë e gazetarëve (skandaloz).
Nuk ka rëndësi se, gazetarët të jenë profesionistë ( si Berati, Batoni etj), por rëndësi ka çasja dhe qëllimi i opinionit!

Aq më keq kur, keta gazetarë( në rastin tonë Berati…), i jep të drejtë vetit që të replikoj me zt.Grenell,( twitter etj.) duke e nxitur, duke tentuar që të bënë „bomb lajm“ dhe të duket „i zoti“, ani pse, ai mund të shkaktoj komplikime dhe skandale ndër marrëdhënjet me zt Grenell.
Zaten, i ngarkuari i Presidentit Trump për Kosovën Rchard Grenell, nuk është vetë SHBA, sepse, ndyshe mëndon p.sh. zt.Elliot Engel, apo demokratët në Kongres lidhur me zgjidhjen e problematikes me Serbinë, por është si çdo Ambasador tjeter edhe ai ka ambicjet dhe „servilitetin“ e vet ndaj pozitave të larta shtetrore.Nga ato ambicje, mëndoj që, jo vetëm Grenell, por edhe ata të më parshmit, kanë tentuar që, Kosovës t‘ i ofrojnë mënyra të ndryeshme në drejtim të zgjidhjes së problemit me Serbinë.
Ata, nuk kishin asnjë mundësi që të ndikojnë tek Serbia për asgjë…?!
Prandaj, çdo lëvizje ( lëshim pé) e kanë kërkuar dhe akoma vazhdojnë t’a kërkojnë tek pala Kosovare…por, jo edhe te Berati, Batoni, Skenderi, Ahmeti, Ermali, tek unë etj.por, tek diplomacia dhe strukturat tjera relevante shtetrore.As Presidenti nuk është i denjë të bëjë politikë (pa pëlqimin e deputetëve të parlamentit),lidhur me rregullimin e marrëdhënjeve mes Serbisë dhe Kosovës,ato duhet Qeveria përmes Parlamentit të caktojnë ekspertë të kësaj fushe.
Po aq të dëmshme janë edhe mos përzgjedhja adekuate e terminologjive politike, sa që po bëhen ngatërresa në vënd të zgjidhjes së problemeve.Bie fjala, nuk do duhej të thuhet :
„..zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës“, „Heqja e Takses 100% “ etj!?
Kjo është disfata në start e negociatave me Serbinë.
Kosova e ka zgjidhur qështjen e „statusit përfundimtar“ me 17.Shkurt 2008 me shpalljen e Pavarësisë dhe nuk ka asnjë obligim t’i kthehet „statusit pëfundimtar“ dhe me e pyet Serbinë se, a po pajtohet me ketë gjendje politike të Kosoves!? Fjala Taksë është gabim,sepse taksë paguajnë vetëm qytetarët e Kosovës për shërbime administrative.Ndërsa (duhet të quhet) -Tarifë doganore – që duhet të paguaj çdo kush nga jashta shtetit, për mallin që do ta shesin në Kosovë.
Me Serbinë „nëse“ duhet (unë them!) që, pa kushte nuk mund të bëhet dialogu, sepse, ne, as levizjen e lirë nuk na e kanë mundësuar dhe kjo do ishte kushti i parë: „Na lejoni të lëvizim lirëshem nëpër kontinentin tonë“, që të ulemi si të barabartë në tryezë të bisedimeve!!

POR JO NEGOCIATA PËR STATUS PËRFUNDIMTAR!!

Ndërkohë që zt.Grenell „kërcënon“ që Kosova të heqë Tarifën doganore, në mënyrë që Serbia të heq dorë nga ç‘ njohjet, ajo i’u „thye në dorë“ duke marr lajmin për ç’njohjet e Sierra Lione  dhe asnjë reagim andej,etj.
Për cilin dialog e ka fjalen zt.Grenell?
Ai(mendoj unë),do që të raportoj me skripten e tij për suksese vetanake para komisionit për politikë të jashtme të Departmentit të Shtetit Amerikan!?
Sigurisht që pret t’a dëgjojnë të gjitha palet në Kosovë.
Se,a po dëmtohet Kosova, disi nuk po na japin ketë ndjenjë që po brengosen!?

Pra, Kosovës i duhet një unitet i faktorit të brëndshëm politik dhe të dijnë çka duhet kërkuar dhe çka ka mbetur „akoma për t’i dhënë Serbisë“, pas gjithë atyre viktimave të pafajshme( mbi 13 mijë të vrarë e një pjesë të masakruar, dhjetra mijëra femra të dhunuara në mënyrën më barbare, mbi 1600 akoma të zhdukur, ekonomia e grabitur, fondet të ndryshme, dokumentacione etj.)?!
Keto fakte do duhej që secilit amerikan, apo, atyre te BE,së paku 3 herë në ditë t’iu bëhet e ditur, sepse ata edhe po ta kenë ndëgjuar, nuk e mbajnë mënd fare…

Kosova e mbanë peng Serbinë për aq sa, ata nuk e kuptojnë realitetin e krijuar.
Prandaj nuk ka nevojë ngutie por, prezentim( paraqitje ) të fakteve dhe argumenteve( që janë të bollshme),gjithësesi!

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen