Suksesi dhe disfata politike.

Analiza & Komente | Zef Prenka | 12.09.20 | 10:22

Suksesi dhe disfata politike.

Dihet botërisht që Aleksader Vuçiçi ishte luftetar i Slobodan Milosheviçit dhe jo vetëm një paramilitar i thjeshtë, por me grada dhe pozitë të lartë në luftën kundër shqiptarëve të Kosovës, ku kishin për qëllime: malltretime, rrahje brutale, dhunime makabre, vrasje mizore, djegëje të kapitalit privat e shtetror,përndjekje e deri tek masakrimet e fëmijë,grave, pleqëve, figurave të larta të politikes pluraliste, eleminimin e aktivisteve pë liri e pavarësi e besa edhe djem e vajza të rinjë të cilët ishin pré e rastit.

Me një fjalë dihet botërisht dhe ekzistojnë fakte me fotografi ( disa gazetar në Serbi kishin lansuar ne YouTube edhe disa video ku shihet edhe Vuçiçi në mesin e masakruesve ndaj shqiptarëve të pa fajshëm që ishin krenar, duke treguar të bëmat gjenocidiale të tyre…), por që janë fshi më vonë..!?
Me ketë desha të them se, ky Vuçiçi në vend që të ishte dënuar, ai po i prek majat e suksesit politik të shtetit Serb, ku është edhe kryetar shteti.
Sukseset e tij s’kanë të ndalur edhe për faktin që, ai arriti permes politikes ( duke u shtirë si viktimë), që të sjellë situatën nga humbja drastike dhe totale e Kosoves( sigurisht për shkak të keqberjeve ), në ketë situatë, ku ai dhe shteti i tij, kanë përfituar edhe më shumë kompetenca mbi sovranitetin dhe pavarësinë e Kosoves, sesa kur Kosova kishte autonomi.
Ai, tashmë mund dhe ka kompetenca që(sipas marrëveshjes me Trump- in) të bashkvendos për një shumicë të burimeve ekonomike të Kosoves, ta shfrytëzoj tokën dhe qiellin e Kosoves për interesa të tyre, sa herë që të duan dhe si të duan, pa marrë leje e as pyetur askend etj.Pra, si i tillë u shperbly nga udheheqësit Kosovar ( totalisht të pa pjekur politikisht) dhe sot, mund të quhet krenari kombëtare Serbe.

Nga ana tjetêr, flasim për deshtimet politike në Kosovën e pas luftes.

Thuhet që, atë që ta falë dikush, nuk ia di vlerën!?

Edhe udheheqësit e pas luftës( përjashtimisht I.Rugovën), në vend që të mirreshin me ndërtimin e institucioneve, shtetësisë, diplomacisë dhe ta ngrisnin shtetin në rangun e shteteve të respektuara( edhe pse me ekonomi të pa zhvilluar, por me dashuri per ta ruajtur pavaresinë dhe sovranitetin), ata u moren me plaçken ndaj fondeve, me luften mes subjekteve politike, se kush me fitue e kush me kë, me qeverisë, pa e vërejtur rrezikun që, Serbia po avanconte nga çdo përpjekje e saj për të kthyer në debate vendimarrese,shkeputjen e Kosoves nga mbeturina Jugosllave që quhet Serbi.

Çdo debati me serbinë, Kosova ka pësuar humbje vazhdimisht, pa fituar asnjë bonus( derim me kompromisin e fundit që fitoj njohjen nga Izraeli).

Servilimi (fillimisht) ndaj komisareve të BE – së etj. dhe përpjekja e Komandanteve të UÇK- së t’i ikin aktakuzave që ka ngritur serbia ndaj tyre(në vend që të ishte e kundërta, sepse argumenti është se akoma i kemi të zhdukur mbi 1600 persona po nga Vuçiçi &CO), ka bërë që shteti i Kosoves, sot të humbas në pikpamje diplomatike dhe strategjike, duke humbur shtetet që na kanë njohur dhe duke humbur territor (e që akoma janë në tentativë humbjeje).
Njohjet e humbura dhe asnje të shtuara, janë rezultat i kryediplomateve dhe Korit diplomatik të pa aftë dhe thjeshtë, që ishin vetëm kukulla diplomatike dhe profiterë(sepse ata/ato që ishin Ambasador të aftë i shkarkonin fare pa përgjegjësi dhe pa asnjë kriter madje!?).
Këto janë disa nga arsyet e dështimeve politiko- strategjike që kurrë më nuk do kemi shansin që t’i rikthejmë në pozicionin zero.Edhe po të ngelet me kaq, akoma duhet të ndahemi të „kënaqur“, por, se deri ku do të ndalet ku avaz sulmues i serbisë ndaj Kosoves, një Zot‘ e di…

Z.Prenka
Stuttgart
Shtator 2020

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen