Edhe në këtë dhjetor

Këndi poetik, Rrezore | Engjëll I. Berisha | 28.12.14 | 21:22

Engjëll I. Berisha

 

EDHE NË KËTË DHJETOR

 

Krejt çka shkruan dora ime e dridhur

e nxora nga herbariumi

ujë të pi fjala ime thashë

si lulja në saksi

rrëfimin mesditë prej shtëpisë

prej nga e shoh të frikshëm atdheun

me zjarrmi

 

edhe sot fjalët i shqiptojë në vetmi

vjeshtë bën disponimi im

kotësia e kujtimit heshtur

riprodhon dhembjen shpërfytyruar

kush do ta thoshte se do ta ç’veshim

edhe njëherë vendin

ta shohim të zbrazur

 

dita me bërtitmë e lodhur rri në këmbë

fjala e grisur si në këngë folklorike

rrahin kambanarët

shenja që Zoti pikëllohet për të dashurit

zemër e zbrazur

a më zë mëkati i huaj

 

i kaltër qielli e verdhë është shpresa

e errët e kaluara e jonë e fjalëve

ku është dashuria e pastër dashuria Atdhe

me çka ti hapim muret

si të dalim nga shtrati i ftohtë

pa mbulesë

 

poetët e bëjnë Atdheun

e ruajnë si zogun në kuvli

 

kush ia mohon të kaluarës sime shumësinë

netët me laps në dorë

me ngjyrat që piknin në fletë si lot

dimrin e vetmisë

mbi mal ku e zinte bora borën

dhe lumin e kapërcenim në këmbë

 

kush e ndanë botën dashurinë

gjarpri i shkretëtirës i zi i etur

aq e rëndë barra

emri në letër e rrëfen historinë

deri në këtë stinë të pranverës sime

 

Edhe në këtë dhjetor dymijë e katërmbëdhjetë

unë eci këmbë ëndrrës

shpresa andej në heshtje jeton.

…….dhjetor 2014.

Engjëll I. Berisha

Engjëll I. Berisha

 

 

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen