40 vjetori i ngritjes së flamurit pa yll.

Histori & Fakte | Zef Prenka | 18.05.13 | 15:46

Spaç 21-23 Maj 1973.
40 vjetori i ngritjes së flamurit pa yll.

Për herë të parë në historinë e komunizmit barbar në Spaç të Rrëshenit u ngrit një flamur pa yllin e komunizmit.Mbas pushtimit të Shqipërisë nga terroristët komuniste të stërvitur nga Popoviçët e Mugoshët në 1944,këta barbar ja filluan krimeve mbarë duke ngritur burgje gjithkund në Shqipëri.Mbasi e rrethuan me tela dhe me gjëmba 28000 km2 e mbetura të Shqipërisë së copëtuar në vitin 1913,gjithëkund hapën burgje dhe kampe përqëndrimi .

Një nga këto kampe shfarosës ishte dhe burgu i Spaçit.Arrestoheshin në masë familjet nacionaliste, u grabiteshe pasuria mbasi i varnin, pushkatonin dhe i burgosnin ata që mbeteshin gjallë,pjesa tjetër e çdo familje syrgjynosej në kampet e internimit .Më 21 Maj 1973 në Spaç të Mirditës, dhuna kishte kaluar çdo kufij ndaj të burgosurve politik dhe ndodhej ajo që pritej .Të gjithë të burgosurit e turnit të parë vendosën të mos dalin në punë dhe dolën në mbrojtje të Pal Zefit ,i cili mbasi e kishte mbushur muajin në izolim (birucë)dhe policia nuk po e nxirrte nga izolimi.Të gjithë të burgosurit ishin në një mëndje, ishin bërë tepër të revoltuar për ta mposhtur diktaturën komuniste.

Biseduan, vendosën dhe ngritën flamurin me zhgabën dy krenare pa yllin komunistë „qëndisur nga dora e një të burgosuri Mersin Vlashi“.Kampi famkeq mbasi ishte rrethuar nga ushtria e civilë të armatosur, u prenë ujin e pijshëm dhe bukën duke mos pranuar thirrjen e zv.ministrit të brëndshëm Feçorr Shehut.Të burgosurit rezistuan duke i bërë nderim për tre ditë rrjesht flamurit shqiptar.Më në fund bijt e Stalinit u vërsulën si Hienat me hunjë e tuba gome dhe me çtë mundnin duke i dërrmuar e thyer këmb e duar,i prangosnin dhe i nxirrnin sipër për ti gjykuar. Ishte 12 dhjetshja e parë,ku nga këta 4 ishin të burgosur politik: Skënder Daja , Dervish Bejko , Pal Zefi dhe Hajri Pashaj. Duhej tu merrej jeta dhe ashtu bënë.Edhe sot e kësaj dite askush nuk e di ku jane groposur,pra ata heronje trima që dhanë jetën para 40 vjetëve.

Nga shteti shqiptar askush nuk do të dijë apo të interesohet ti gjejn dhe tu bëjn një varr.Në spaç vazhduan grupe-grupe të dënoheshin me rastin e revoltës.Janë 5-6 grupe të cilët e kalojnë numrin 80 që janë ridënuar.Njëmbëdhjetë vjet me vonë po në muajin Maj ,gati në një datë dhe fiks më 22 Maj 1984 në një tjetër skëterrë të komunizmit në Qaf-Bari të Pukës dhuna solli dhunë.Komunistat të cilët jetonin vetëm me gjak njeriu dhe këtu në këtë kamp caktuan tre kurbanë. Vetëm se me një ndryshim se komunizmi dhe sigurimi i kishin perfeksionuar,kishin çuar përpara dy të dënuar me vdekje dhe të tretin e sakatuan me dru duke e thyer në mes. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja do dënoheshin me pushkatim në birucat e degës së brendshme të Pukës për ti pushkatuar më pas në qytetin e Shkodrës ,në vendin e quajtur „antena e radios“ në Kuç.

Të gjithë e dimë tani se Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja me këmbënguljen time ,jo më pak dhe të familjarëve u gjetën dhe u vendosën atje ku u takonte, madje kane secili varrin e vet e jo më gropën e përbashkët si më parë në livadhin e antenës në kuç të Shkodrës. Edhe me këtë rast qeveritarët e sotëm nuk u ndjenë fare për varrimin e këtyre trimave të persekutuar përballë dikaturës.Ndërsa Sandër Sokoli i cili dha shpirt në sheshin para mencës midis dhimbjeve dhe gjakut që i rridhte në çimenton e zezë të oborrit ,është groposur tek varrezat 500-600m larg kampit në buzë të një përroi bashkë me 8 të vrarët në galeritë e territ të Qaf-Barit.

Për të mësuar më shumë për revoltën e Qaf-Barit dhe për ata që dhanë jetën, si ndodhi dhe si përfundoi duhet të prisni se së shpejti del libri që unë kam pergatitur të ilustruar me fakte dhe faksimile. Ndryshe është problemi i Spaçit ,sado që familjarët të interesohen për të gjetur njerëzit e tyre te vrarë barbarisht e te groposur mizorisht,nuk mund të bëjnë asgjë pa ndihmën e shtetit. Shteti i cili është formuar nga bijtë e komunisteve dhe nga oficerë që në vitin 1991 morën mbi shpinë bustin e diktatorit për ta vendosur përsëri.

Kërcënonin se do bënin kërdinë duke vrarë ata që do mundoheshin ti pengonin. Shteti i sotëm është i fryrë me komuniste e neokomunistë të cilët grabisin pasuri kombëtare e vazhdojnë të pasurohen me shpejtësi marramëndëse.Shteti i sotëm ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë sigurimin kryetar të shoqatave të Enverit, llumra te mbledhur per skrap,famkeq,hetues,operativ dhe kryetarë degësh të punëve të brëndshme,spiuna e bashkëpunëtorë informator të fëlliqur.

Pushteti i sotëm krejt i përbërë me komunista e sigurimsa madje dhe me vrasësa siç është rasti i Librazhdit,spiun po,hajdut po,vrasës po, caktohet kryetar partie zv.prefekt.Ja kjo është partia demokratike që të pranon nëse ke këto kritere.Prokuroria e Librazhdit me pak ryshfet mbyll çdo lloj krimi po e pate kryer e nëse bënë pjesë në partinë demokratike.Të gjithë prokurorët e përgjithshëm e dinë këtë problem të Librazhdit por askush nuk ka kurajon të hapi ngjarje të vjetra.

Kur vine ne atë karrike premtojne se do luftojne krimin,se toleranca do jete zero dhe të japin pershtypjen se do zbatojne ligjin e tajlonit (zjarrit ti pergjigjem me zjarre) ndërsa ne realitet bejne te kunderten.Vine shohin,pasurohen dhe ikin pa u ndjerë.
Pushofshi në paqe ju të rënët e burgut në Spaç dhe Qaf-Bari.Dhe mos t’ju ngelet merak,se sjeni gjallë se po të ishit gjallë e të shihnit sot ku jemi ne ju do kishit vrarë vehten.Pushofshi ne paqe ju të tjrë që ratë për nje shqipëri etnike dhe pa komunista,ne do ju kujtojme gjithmon.Mos kini merak o heronjtë e Spacit se unë nuk do te rresht së kërkuari dhe do tu gjej se ku u ka groposur komunizmi.

Shiqo videoklipin!

http://www.youtube.com/watch?v=2XUJDLw11sA

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen