Katër vjet shtetësi pak suksese janë mbërri

Diaspora | Dedë Preqi | 22.02.12 | 10:57

Gjithë bota liridashëse, e përkrahën dhe e mbështetën vullnetin e shqiptarëve të Kosovës, që me shekuj ishin të ndrydhur dhunshëm nga një regjim i egër dhe barbarë serb. Prandaj, është e pa mundur të shkruhet ndonjë rresht për Pavarësinë e Kosovës, pa u ndalur në të kaluarën e hidhur të kombit tonë. Ishte vet ajo Evropa ,që  tani duhet ta kthejë në gjirin e vet, një popull me kulturë dhe histori të lashtë, të cilin pa drejtësisht e kishin ndarë dhe harruar, duke e lënë në mëshirën e grabitqarëve dhe trysninë e diplomacisë sllave.

Asnjë robëri nuk ka qëllime të drejta njerëzore, por ajo serbe ndaj shqiptarëve ishte më mizore dhe më antinjerëzore,se çdo mizori tjetër. Barbarija e pushtuesit serb, jo vetëm që ishte e pa mëshirshme ndaj fëmijëve,pleqve dhe grave, jo vetëm që ishte nënshtruese e okupuese , por  ajo egërsirë i dëboi shqiptarët nga trojet e veta, dhe shumicën e tyre i masakroi, duke i asgjësuar eshtrat e tyre, dikund nëpër djerrinat e Serbisë, të cilat nuk i kthej edhe shumë kufoma ende deri sot,që të prehën e të pushojnë në atdheun e tyre. Shqiptarët në përgjithsi dhe shteti i Kosovës ,nuk mund ti harrojnë miqtë e vet ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të, të cilët ishin nyjët kryesore të forcave të NATO-s, që e larguan agresorin serb nga Kosova.

Rruga deri te ky qëllim ka qenë shumë e mundimshme ,edhe pse ishte ndërhyrje e ndërgjegjës së vonuar, bëhët hapi i parë  në favor të lirisë  dhe demokracisë së shqiptarëve. Por, pas përfundimit të luftës në Kosovë, Bashkësija Ndërkombëtare po angazhohet të gjejë një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ,në mënyrë që të gjindet një rrugë e mirëkuptimit, por shteti serb aspak nuk përkulet për krimet e bëra, apo për të kërkuar falje ndonjëherë, përkundrazi politika e tyre fare nuk ka ndryshuar me politikat e mëhershme, duke dëshmuar në veri të Mitrovicës me menagjimin e strukturave paralele serbe .

Turmat e huliganëve serb, edhe sot pas 13-të, vitëve të çlirimit të Kosovës, bëjnë çmos me veprimët e tyre arrogante, duke bërë barikada në rrugë, për të penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, drejtë portave kufitare në veriun e Mitrovicës. Asgjë nuk është spontane, por të gjitha këto politika janë plane të hartuara nga Beogradi , të drejtuara kundër Pavarësisë së Kosovës dhe Kushtetutës së saj, e cila në përbërjen e vet ,i ka siguruar me ligj të gjitha të drejtat e minoritetëve, që jetojnë në Kosovë,veqanarishtë të drejtat e pakicës serbe, të cilëve iu është dhënë më përparësi se të tjerëve, posaqërisht këtë mbështetje e kanë nga Bashkësija Ndërkombëtare.

Shumica e vendeve të botës demokratike dhe civilizuese , vendimin historik të Pavarësisë së Kosovës e kanë quajt një akt të drejt, me çrast e kanë njohur Kosovën më shumë se 87 vende të botës,duke e quajt këtë rrugë të pa tjetërsueshme, e cila ka për qëllim lirinë ,paqën dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit. Për këtë ditë të lavdishme nderohen dëshmorët dhe martirët e kombit, të cilët janë bërë kurban në themelet e pavarësisë shqiptare, duke filluar që nga Gjergj Kastrioti, deri te Adem Jashari.

rrezore.com

Arkitekti më i zëshëm i këtij akti të lartë të Pavarësisë së Kosovës, ishte Presidenti historik Ibrahim Rugova, i cili kotribuoj deri në qelizën e fundit të jetës së vet. Është shumë e rëndësishme se, populli i Kosovës, tani nuk ka nevojë të brohorisë si më herët, të kërkojë liri dhe demokraci, sepse tani,  ato i  ka jetësuar dhe po i gëzon në Kosovën e Pavarur. Kosova Dardane, e ka dëshmuar në mënyrë historike dhe argumentuse para botës, se kjo tokë ka dhënë civilizimit njerëzor përsonalitete të mëdha, që e kanë ndërruar për të mirë historinë njerëzore.  Shqipërija  këtë vit e feston 100 vjetorin e Pavarësisë së saj, dhe sot kemi  dy shtete të pavarura dhe demokratike shqiptare, dy vende të një kombi dhe të një gjaku,të cilat gjatë lëvizjeve demokratike, e kanë marrë një vendim  politik dhe strategjik, për zgjedhjen e problemëve të përbashkëta kombëtare. Shqipërija dhe Kosova, kurrë nuk kanë qenë faktor të destabilitetit në rajon, përkundrazi, janë vetëmbrojtur nga armiqtë e ndryshëm, dhe kanë përkrahur vendimët e Bashkësisë Ndërkombëtare. Në bazë të shumë fakteve, jemi të bindur se, nuk mundet askush ta destabilizojë Kosovën, edhe pse sot, po bëhën shumë predentime destabilizuese nga disa kriminel serb, të cilët po i  financon dhe po i„yrish“ Beogradi.

-17 shkurti 2008, ishte dita më vendimtare në historinë e Kosovës, e cila e ka realizuar bazamentin e vet me shtetin e ri demokratik dhe Kushtetutën e saj, si aktin më të lartë juridik, që siguron sovranitetin e Kosovës, dhe të drejtat e komunitetëve. Pamvarësija e Kosovës, paraqet ekzistencën e re të këtij populli me programe dhe platforma të drejta nacionale, dhe është një garant i paqës dhe stabilitetit në vend e rajon. Po, nëse e shikojmë sot Kosovën nga këndvështrimet zhvëllimore, për të arriturat dhe çfarë ka bërë në këto vite të pavarësisë, e dinë të gjithë se, nuk mund të pajtohemi, sepse ka shumë fakte dhe mangësi  në shumë fusha zhvëllimore, sidomos në ato ekonomike, politike , sociale e shëndetsore, të cilat janë bazat më elementare të funkcionimit të një shteti.

Ndërsa, sipas faktorëve me influencë ndërkombëtare siq është EULEX-si, që derigjohet nga Brukseli, nuk e ka treguar rrolin e vet pozitiv, në përkrahjen e programëve zhvëllimore,ligjore  e të tjera, sidomos, nuk është vepruar sa duhet, në qështjen e të pagjeturve,të cilët janë rrëmbyer nga serbët gjatë luftës, dhe eshtrat e tyre nuk  janë kthyer ende në Kosovë. Misioni i EULEX-sit, nuk ka mundur deri sot ,ti realizojë synimet dhe premtimet e veta, në zbatimin e ligjit dhe drejtësisë ,sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, posaqërisht në veriun e Mitrovicës. Ndërsa, KFOR-i,apo trupat mbrojtëse ndërkombëtare, të udhëhequra nga NATO, garantojnë sigurinë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të  Kosovës, me përjashtim në veri të Mitrovicës, të cilët janë konfrontuar disa herë me kriminelët serb të atij vendi, dhe nuk kanë mundur ti zhbllokojnë barikadat të cilat i kanë ndërtuar në rrugë.  Dhe në kohën e fundit, vet KFOR-i, ka deklaruar se nuk mundet ti heq barikadat me dhunë, vetëm përmes një dialogi dhe mirëkuptimi, mundet të përfundojë ky problem shumë delikat.

Nëse flasim për zhvillimet tjera  e gjithmbarshme të Kosovës, duhet të përgjigjet Qeverija e Kosovës, për të cilën ka pak njerëz në Kosovë, që flasin mirë për udhëheqjen e saj, ashtu flasin edhe shumë vende tjera të Evropës dhe botës , se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, e cila ka nevojë urgjente për një përspektivë ekonomike. Gjendja e papunësisë është shumë e madhe, e cila arrinë shifren mbi 50% , të popullsisë së vendit, që Kosova ka një popullsi më të re në rajon e më gjërë, e cila kërkon  jetë më të frytshme dhe më të begatshme. Si edhe vitëve tjera , Kosova notohet  dobët nga BE-ja,në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Njëherit, notë të dobët merr  legjislativi, dhe në përgjithësi gjygjësori kosovar. Sipas raportit të BE-së, të gjitha këto dobësi rrjedhin nga qeverisja e dobët ,si faktori kryesor i kësaj  gjendje.

Në Kosovë akoma sovranitetin e ushtrojnë Ndërkombëtarët, të cilëve ,ndoshta ,do tu përfundoj këtë vit mandati i tyre. Kosova ka nevojë të përkrahet nga SHBA-të,dhe vendet e BE-së, me ekonomi të zhvilluar, por edhe nga faktorët tjerë që ia duan të mirën këtij vendi. Kosovën e presin edhe shumë sfida të tjera, e një ndër to, është edhe Negociatat në mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilat deri me tani ishin të pa suksesshme, dhe nuk do të jenë të lehta.

Shumë shpejtë pritet ,që Kosova të merr edhe liberalizimin e vizave  nga BE-ja, për qytetarët kosovar,por mos të shkakëtohet një dro se, kjo rrugë nuk do të na shkoi aq mirë për shtati, nëse boshatiset Kosova nga rinija, e cila ëndërron ndonjë vend tjetër, duke menduar për një  jetë më të mirë. Urojmë që shteti i Kosovës së Pavarur,me Institucionet e veta shtetërore të krijojnë kushte më të mira të jetës së qytetarëve të vet, dhe të çlirohet sa më shpejtë nga sindromet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke krijuar forca të reja politike, për të forcuar themelet e shtetit demokratik dhe paqësor, për tu bashkuar me vendet tjera demokratike të Evropës dhe botës.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen