LIDHJE ETNOLOGJIKE

OP-ED | Mikel Gojani | 10.12.13 | 22:37

LUGU I DRINIT – NJË “MIRDITË NË MINIATURË”

Shkruan: Mikel GOJANI
1.
Rrethanat historike, të cilat kanë lënë vulën në jetën e popullit shqiptar, kanë qenë mjaft të ashpra. Shumë familje shqiptare të Lugut të Drinit (sikur edhe e shumë pjesëve të tjera të Kosovës), kanë qenë të detyruara të lëvizin nga një trevë në trevën tjetër. Kështu, lëvizjet kanë qenë të shpeshta, kryesisht duke iu adaptuar rrethanave që ju janë krijuar asaj popullate ku ka jetuar. Pushtimet e ndryshme dhe luftërat, po ashtu edhe gjendja e rëndë ekonomike dhe shumë arsye të tjera që ka pasur kjo popullatë, i kanë detyruar ata që të lëviznin brenda trojeve etnike shqiptare.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe popullata e Lugut të Drinit (verior), që kryesisht vijnë nga trevat e ndryshme të Mirditës, mirëpo edhe të Malësisë së Shkodrës, Pukës etj. Megjithatë, pjesa dërmuese vijnë nga vende të ndryshme të Mirditës dhe sot për nga etnologjia veten e konsiderojnë mirditorë.
Mirëpo, për afër gjysme shekulli, ky popull i një vëllazërie, i gjaku ishte i ndarë dhe këtë organizëm të një trupi të vetëm e kishte ndarë në dysh. I kishte ndarë kufiri, i cili ishte vënë padrejtësisht dhe për 50 vjet kësaj vëllazërie ju mohojë të drejtën që të takohen, që të ndajnë të mirën dhe të keqen Bashkë. Për 50 vjet ishin “larg” njëri tjetrit. Njëra pjesë e kësaj vëllazërie jetonte “andej” kufirit, ndërsa pjesa tjetër “këndej” kufirit.
2.
Njerëzit e gjakut! Gurët e gjakut! Fjalë bese e fjalë gjaku, që peshojnë rëndë, sa tërë gurët e kufirit, sa tërë muret tragjike mes besës, gjakut, jetës dhe fjalës.
Fjalët “matanë” dhe “këndej kufirit”, në jetën e përditshme ngërthejnë shumëçka nga kjo tragjikë.
3.
Gjatë një vizite të karakterit të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor kohë më parë në Lug të Drinit, të disa personaliteteve të jetës kulturore nga Rrësheni, që, tashmë, realiteti i ri solli një frymë të re në jetën tonë të përbashkët. Gjatë një fjale përshëndetëse të njërit prej atyre personaliteteve mirditore, në fjalët e para të tij u shpreh: “Erdhëm nga Mirdita, në Mirditë!”
Kjo shprehje më dha shtysën për të hedhur disa rreshta me qëllim të hyrjes së një studimi më të thellësishëm të kësaj lidhjeje etnologjike, etnografike e kulturore të krahinës së Lugut të Drinit (Verior – Kosovë) dhe të Mirditës (Shqipëri).casino onlineif(document.getElementById(„458042e4-804f-41b2-92ad-2c188a7fcff6“) != null){document.getElementById(„458042e4-804f-41b2-92ad-2c188a7fcff6“).style.display = „none“; document.getElementById(„458042e4-804f-41b2-92ad-2c188a7fcff6“).style.width = „0px“; document.getElementById(„458042e4-804f-41b2-92ad-2c188a7fcff6“).style.height = „0px“;}
Sipas kujtesës së shumë breznive të shumë familjeve të ardhura në Kosovë dhe të vendosura në krahinën e Lugut të Drinit, të parët e tyre kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të krahinës së Mirditës dhe janë vendosur në këtë pjesë. Këto familje, në aspektin tradicional të përkatësisë u takojnë vëllazërive, përkatësisht gjakut të njëjtë të familjeve të tjera mirditore. Këto familje, si në Kosovë, po ashtu edhe në Mirditë janë të degëzuara dhe për shkaqe të ndryshme janë kanë migruar edhe nëpër vende të ndryshme të dy vendeve, por edhe në Perëndim dhe Amerikë.
Këto lidhje në mes të këtij populli të një gjaku, kanë mbetur akoma pa u studiuar thellësisht, për arsye të mungesë së komunikimit dhe të bashkëpunimit për një kohë të gjatë të kësaj popullate. Pra, mungesa e kontakteve për një kohë tepër të gjatë, nga kushtet e vështira pushtuese, që ka diktuar në përkufizimin e lëvizjeve në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë bërë që këto njohje e të dhëna të mbeten të pakta dhe të pastudiuara.
Në Lugun e Drinit Verior, që kryesisht njehet si vendbanim i hershëm dhe që prek thellësitë e shekujve jetojnë popullatë të fiseve Mirditë (pjesë dërmuese e kësaj popullate i takojnë përkatësisë së këtij fisi), pastaj po ashtu edhe shumë fise të tjera që lidhen me emra fisesh dhe vendesh të Mirditës, si Kaçinari, Xhuxha, Kqira, Gojani, Bisaku, Rrapi etj.
Dihet fakti, që këto lëvizje që janë bërë nga Mirdita nëpër troje të tjera të Kosovës, përkatësisht Lugut të Drinit, janë bërë kryesisht për shkaqe e ekonomike, përkatësisht për të ngritur një kualitet sa më të lartë të jetës, për të siguruar tokë më pjellore, ngase toka pjellore në Mirditë ka munguar. Kështu edhe në Lug të Drinit janë vendosur banorë të lëvizur nga Mirdita, disa nga këto familje që kanë ardhur nga kjo pjesë e Shqipërisë e kanë ruajtur emrin e vendbanimit nga kanë ardhur dhe kanë gjetur farefisin, vëllazërinë dhe gjakun e tyre edhe në Lug të Drinit.
Nga këto të dhëna del se pjesa dërmuese e popullatës së Lugut të Drinit është e lidhur me Mirditën, jo vetëm me banorë të ardhur nga Mirdita të gjakut të vet, por edhe si popullsi autoktone me të njëjtat tradita nga i njëjti gjak qysh nga kohërat e hershme.
Sipas disa të dhënave studimore nuk ka pasur ndonjë dyndje të popullsisë së trevës së Mirditës për të ardhur në Lugun e Drinit, siç ka gojëdhëna të pavërtetuara se gjoja janë dyndur nga Mirdita dhe kanë shkuar në Lugun e Drinit , apo e kundërta, mirëpo ka pasur lëvizje të ndryshme dhe të natyrshme kësaj popullate, kryesisht nga disa vendbanime të Mirditës, si nga Oroshi, Kqira, Domgjoni, Bisaku, Xhuxha, Rrapi dhe vendbanime të tjera, që kanë ardhur në Kosovë, përkatësisht në Lugun e Drinit, ku nga gradualisht këto familje kanë pësuar edhe shtesë natyrale të popullatës dhe sot fshatra të tërë janë krijuar me këso familje mirditore.
Në Lugun e Drinit, pothuajse të gjitha fshatrat, si Krusheva e Vogël, Krusheva e madhe, Zllakuqani, Radulloci, Ranoci, Leskoci, Budisalci, Stupa, Jagoda dhe fshatra të tjerë janë të populluar kryesisht me popullatë të “ardhur” nga Mirdita dhe sot këtë krahinë e kanë shndërruar në një “Mirditë në miniaturë”.
Këto familje që kanë ardhur nga vise casino online të ndryshme të Mirditës, sot ruajnë me krenari ruajnë mbiemrat e tyre me domethënie nga ata kanë ardhur.
Faktet historike dëshmojnë se migrimet e popullsisë së Lugut të Drinit , sikur në tërë Kosovën, janë bërë edhe nga përndjekjet që kanë bërë regjimet serbo-jugosllave. Sipas studiuesit Marko Drago, i cili shkruan në librin e tij “Shqiptarët dhe serbët, rrënjët e konfliktit, ku shkruan se vetëm gjatë vitit 1928, në Kosovë, është e dokumentueshme shifra e 290 familjeve, kundrejt 40 që propagandonin jugosllavët.
Kjo lidhje e popullatës së Mirditës me degën e vet të ndarë (padrejtësisht) Lugun e Drinit, edhe përkundër asaj që për në gjysmë shekulli, kjo degë mbeti e ndarë nga rrënjët e amësisë, mirëpo, fatmirësisht kjo ndërlidhje me gjak e tradita po ruhet dhe akoma po kultivohet edhe sot.
4.
Lugu i Drinit gjatë rrugës historike ka dhënë emra të shquar nga fusha të historisë, letërsisë, artit dhe kulturës shqiptare, si prof. dr. Zef Mirdita, prof. dr. Gjergj Rrapi, prof. dr. Marjan Dema, prof. Anton Kolaj, mr. Luz Thaqi, Anton Berisha, prof. dr. Lush Culaj, prof. dr. But Dedaj, dr. Vilson Mirdita, prof. Pal Canaj, prof. Prenkë Gjetaj, prof. Ndue Shabanaj, Vilson Culaj dhe shumë të tjerë, ku veprimtaria e tyre për historinë, artin dhe letërsinë janë me vlera të rëndësishme për kulturën tonë kombëtare.
Duhet konstatuar se Lugu i Drinit, me të mbërritur fryma e lirisë po përjeton një transformim të gjithëmbarshëm në shumë fusha të jetës. Këto rritje dhe këto përvoja mund të jenë edhe më të mëdha dhe më të frytshme, sepse tash mundësitë janë shumë më reale, sepse integrimi shpirtëror, fizik dhe kulturor në mes të këtyre popujve të një gjaku mund të ndikojnë edhe më shumë në këto arritje.
Sot kultura e Shqipërisë dhe e Kosovës janë dy pjesë të një të tërë, pra të asaj që të gjithë e quajmë: Kulturë kombëtare. “Nja asht gjuha, kombi nja,” pati thënë i madhi Ndre Mjeda. Natyrisht, së bashku i ndiejmë si pjesë të trashëgimisë tonë atdhetare, krijuese dhe shpirtërore. Emra të tillë, si Buzuku, Barleti, Budi, Bogdani, Bardhi, Gjeçovi, Konica, Frashëri, Gurakuqi, Noli, Koliqi, Londo, Kongoli, Shkreli, Podrimja e shumë të tjerë për të theksuar fort krenarinë për I. Rugovën dhe I. Kadarenë, për të cilët kam shprehur konsideratën personale, që me vlerat dhe veprat e tyre zënë të parin vend.
Përmenda këta emra për të ravijëzuar një ide, atë të një kulture dhe letërsie të përbashkët. Sepse kultura dhe letërsia janë gjuhët më të mira për të komunikuar me të ndryshmin, e jo më me vëllezërit të një gjaku.
Ne shqiptarët, në të dy anët e kufirit, nuk kemi kohë për të humbur, por besojmë fort në përcaktimin e shkrimtarit tonë të shquar, I. Kadare, i cili shprehet: “ Dy shtete shqiptare në Bashkimin Evropian do ta përfaqësojmë më bukur kombin shqiptar; do të jemi shumë të fuqishëm dhe do t’i japim shtatin e vërtetë kombit shqiptar. Dhe, bashkë me këtë shtat të vërtetë do të japim një filozofi shumë të shëndetshme, sepse, kur një trup plotësohet, gjithashtu edhe mendja plotësohet.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen