Mustafa- Dallimet dhe mosmarrëveshjet të kthehen në ura bashkëpunimi

Rrezore | Zef Prenka | 28.05.15 | 16:53

VOAL – TIRANË – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po zhvillon punimet në Tiranë, deklaroi se “dallimet dhe mosmarrëveshjet duhet të kthehen në ura bashkëpunimi pasi që synim i përbashkët është integrimi në BE”.

Kryeministri Mustafa ka theksuar se vendet e rajonit kanë nevojë për përkrahje, sidomos disa nga vendet që e kanë filluar më vonë procesin e tranzicionit, dhe se duhet të ecin me hapa më të shpejtë për t’u përafruar me vendet e BE-së.

Mustafa ka theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimit edhe në aspekte tjera që do ta përafronin tregjet dhe që rajoni të shndërrohet në destinacion të bizneseve të Evropës perëndimore e të vlerësohen alternativat për turizëm të përbashkët.

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur besimin e fuqishëm se rajoni ka nevojë për një bashkëpunim të ngushtë dhe më të theksuar në të gjitha sferat, duke siguruar se Kosova do të marrë të gjitha masat e nevojshme që të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për të inkurajuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë forum të nivelit të lartë, po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, liderë të vendeve të BE-së, udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian si dhe personalitete të shquara evropiane dhe më gjerë. rel

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen