Shtutgard-Shqiptarët pa dallime konfesioni festuan Krishtlindjen!

Analiza & Komente, Reportazhe | Zef Prenka | 20.12.15 | 21:44

Një mbrëmje familjare dhe promovim vlerash kombëtare!
Misioni Katolik Shqiptar “ E Lumtura Nëna Tereze“ në Stuttgart, tashmë të kthyer në manifestim tradicional, kremton Krishtlindjen në një ambient familjar siq tha P.Marjan Lorenci.
Një mbrëmje me dashamirësi, rrespekt dhe dinjitet, ashtu siq shqiptarët i ruajtën ndër shekuj vlerat e kombit!
Kësaj mbrëmje nuk i munguan edhe familjarët e shoqatave kulturore të Landit të Baden-Württemberg-ut,pra, Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart, Shoqata „Nëna Tereze“ nga Göppingeni, Shoqata “ Kadri Zeka“ nga Kircheim u.t. Shoqata „Isa Boletini“ nga Sindelfingeni dhe Shoqata Kulturore nga Fellbachu.
Mesazhe urimi në adresë të Këshillit të Misionit dhe P.Marjan Lorencit dërguan, Shoqata „Yjet e Kosoves“ nga Emmendingeni dhe disa përfaqësues , e përsonalitete të kishes katolike Gjermane si dhe deputetë të Bundestagut Gjerman.image

Lajmi i jashtzakonshëm që, Vatikani edhe zyrtarisht nga kabineti i Papa Françeskut deklarohet se, „E lumturuara Nëna Terezë“do të shenjtërohet me 4-5 shtator 2016, kur është caktuar përfundimi i procesit të përmbylljes së shenjtërimit!
Ketë lajm pjesmarrësit e pritën me ngrohtësi dhe padyshim nuk fshehej edhe karatkeri i të qenurit krenar që, shqiptarët, do kenë shenjtëreshën e tyre!

Mbrëmjes festive të Krishtlindjes pos Programit kulturo-artistik të organizuar nga të rinjet e Misionit dhe të udhëhequr nga artisti e koreografi Mirditor z. Gjergj Lleshaj, dhe motrat e nderit Terezina dhe Roza që, dhanë një spektakël me shumë dashamirësi duke bindur pjesmarrësit se, shpirti dhe qënja shqiptare po lulëzon edhe në mërgim, kësaj radhe kishim një befasi të madhe për të cilën u përkujdes z.Vitor Spaqi -Kryetar i Qëndres Kulturore Shqiptare në Stuttgart duke i shtuar pjesës akademike dhe programit kulturor të nderuarin , Aktorin e madh shqiptar z.Çun Lajqi, i cili pèrfitoj nga rasti të kombinojë aktrimin e tij artistik , pjesë nga „Lahuta e Malcisë“ dhe grupit të rinjeve me kostume kombëtare!!Çun Lajqi në kremten e Krishtlindjes në Stuttgart

Aktori nuk harroj të falenderoj  edhe Kolegun e tij,aktorin Vilson Spaqi për bashkpunim  në kinomatografinë e Kosovës dhe për dy  filma ,njëri i produksionit Italian.

Një moment i pakrahasueshëm, rënqethje dhe motivim, krenari dhe heroizëm, dhëmbje dhe dashuri për hisorinë shqiptare e të tjera elemente artistike, Çun Lajqi me shkathtësi bëri të përlotej shikuesi ndërsa fëmijët panë një skenë (mbi 30 minuta) teatrale në gjuhën shqipe që, pa dyshim mbetën të habitur dhe pozitivisht të befasuar!

Edhe në gjuhën e nënes, fëmijët recituan poezi… Kishte një inskenim të engjujve baritor që i gëzoheshin lindjes së Shelbyesit Jezuesit, që, edhe poezia e autorit prestingjioz poetit Mentor Thaqi kushtuar Krishtlindjes bëri që amosfera të ngritej në emocion dashamirësie dhe bujarie…!Zef Prenka

Për arsye të axhendës së ngjeshur që këshilli organizativ i Misionit kishin planifikuar dhe realizuar me sukses duke shfaqur, Moove ( video- muzikë) nga aktiviteti i Misionit gjatë vitit 2015 ( që u mirëprit nga masa në Kongreshalle),z. Lon Karrica, në emër të këshillit organizativ ndau dhurata të shumta dhe një dhuratë speciale për 10 vjetorin e Rrezores që u mirëprit nga administratori Z. Prenka.FB_IMG_1450653020884
Ketë ngjarje festive e përcjelli edhe TV i RTK-së, ku mysafirëve nga shoqatat e lartpërmendura iu rezervua mundësia e dhënjes së intervistave që ti shprehin opinionet e tyre, rreth dhe për kremtën e Krishtlindjes e pse jo edhe të aktivitetit të tyre për qështjen kombëtare.

Në ktë mbrëmje u bashkua i gjith Kombi shqiptar në miniaturë, sepse , pati pjesmarrës nga të gjitha trevat e Shqipërisë natyrale etnike!

Pas programit të organizuar festiv, mbrëmja vazhdoj nën tingujt e muzikës shqipe( duke u kursyer nga tallava në pjesë të madhe), me pianeo,z. Dominik Spaqi, këngëtarja Margita Mataj, dhe këngëtarët e mirënjohur Gaspër Ndrecaj dhe Sokol Bisaku me Ibrahim Hajzerin dhe sintisti i ri mjaft i talentuar Studeniti Liridon Përvorfi.

David prenka,vitor spaqi,donika karrica
Mbrëmjen e udheheqën moderatorët simpatik dhe poashtu student të shkelqyeshëm, zonjushë Donika Karrica dhe z.David Prenka, të cilët ia shtuan madhështinë dhe bukurinë skenës me një moderim ekstravagand!

Për rrezore.com
Xhafer Leci
Zef Prenka
Stuttgart, 19.12.2015

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen