Tragjedia me të rinjët shqiptar në Mynih

Rrezore | Rrezore | 23.07.16 | 22:20

Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje babait të një prej viktimave, i cili me lule dhe me fotografinë e të birit ka dalë në vendngjarje. Ai është babai i Dijamant Zabërgjës, 21-vjeçarit kosovar, i cili u vra gjatë sulmit në Mynih.Screenshot_20160723-220614~2

Naim Zabergja i është afruar edhe policisë dhe në një prej fotografive të publikuara duket teksa bisedon i trishtuar me një police. Në media qarkullon edhe rasti i babait të një të riu tjetër, i cili ishte vënë në dijeni për ngjarjen dhe kishte shkuar menjëherë të kërkonte djalin e tij, por ajo çfarë gjeti ishte trupi i tij i pajetë në tokë, para se ta merrte policia.

Ndërsa disa dëshmitarë kanë përshkruar pamjet e tmerrshme me të cilat u përballën gjatë momenteve të të shtënave. Ata janë shprehur se kanë dëgjuar ulërima të shumta të njerëzve mes të shtënave me armë nga sulmuesi 18-vjeçar

Edhe deputetja e parlamentit të shqiperisë znj.Albina deda-Gjoci në facebook, ngushllon mamin e Sabines :

Teksti i plotëScreenshot_20160723-220951~2

E dashur Lola Tuci! Ngushellime!
Kur mesova lajmin per humbjen e Sabines vajzes tuaj nga nje sulm terrorist, ndjeva nje dhimbje shume te madhe!
Nje stuhi, nje humbje kaq e tmerrshme per ty Lola!
Por edhe per ne!
Per gjithe Rreshenin!
Sapo u mor vesh te gjithe u pikelluam!
Nuk gjej dot fjalet e duhura per te ngushelluar se jam vete nene, dhe dhimbja s’mbaron kurre per nje nene.
Jam me ty, me dhimbjen tende! Jam atje me mendje e me zemer dhe ju dergoj lutjet e mia per Sabinen, engjellin tuaj.
Sot lotet e tua jane te bashkuara dhe me te mijat, me te gjithe Rreshenit qe te deshen dhe te respektuan e sot lotojne per Sabinen.
Zoti ju forcofte!
Shpirti i ndricofte ne parajse
U prehte në paqe!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen