Zoti Ministër i Jashtëm edhe kosovarët janë shqiptarë

Analiza & Komente, OP-ED | Rrezore | 23.07.16 | 23:21

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Tre shqiptarë të rinj nga Kosova u vranë në Mynih. Ndërkohë në reagimin e saj Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se nuk ka shqiptarë të vrarë(!!). Turp dhe absurditet e paprecedent. Qëndrim burokratik antishqiptar dhe antikombëtar.

Diplomacia burokratike e Tiranës i numëron shqiptarët me karta identiteti. Me ato karta që blihen e shiten, që fshehin identitetet e të inkriminuarve apo që vjedhin votat… Gabohet rëndë diplomacia e Tiranës. Shtetësia jo në çdo rast është identitet shqiptar. Ka identitete të huaja me pasaporta shqiptare në Shqipëri. Ka edhe identitete shqiptare me pasaporta të huaja kudo në botë.

Diplomacia e Tiranës injoron miliona shqiptarë në botë. Ne si popull dhe komb kemi dy të tretat e popullit tonë jashtë hapësirave ballkanike. Këto miliona shqiptarë nëpër botë, të cilët kanë ikur nga halli dhe jo se janë më pak shqiptarë se ato që janë brenda. Populli thotë se „prapa pemës fshihet pylli“. Prapa deklaratës së MPJ të Shqipërisë se nuk ka të vrarë shtetas shqiptarë“ kuptohet fare qartë se diplomacia e Tiranës shkel me të dy këmbët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që e obligon atë konstitucionalisht të mbrojë shqiptarët në Ballkan e kudo në botë.

Por formalizmi burokratik i pasaportës i ka errësuar sytë diplomacisë së Tiranës përballë tre shqiptarëve të vrarë nga Kosova dhe miliona të tjerëve që presin mbrojtje dhe përkujdesje nga shteti amë. Lexoni dhe respektoni frymën dhe germat e Kushtetutës së Republikës të nderuar drejtues të diplomacisë së Tiranës!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen