Fluturon,apo nuk fluturon veza?…

OP-ED | Dedë Preqi | 24.09.15 | 19:19

Dedë Preqi

Sa herë që loznim lojën fluturon, fluturon, gjithëherë e shfrytëzonim edhe objektin që nuk fluturonte në realitet, që motivet në këtë rast nuk vijnë nga një aspekt i drejtë shoqëror, por këto janë shprehje të demokracisë  dhe e asaj që del nga ana e shpirtit të lodhur, që bëhët në mes të shkakëtarit dhe viktimave. Edhe këto ditë që ndodhi në Parlamentin e Kosovës, duhet vënë dorën në zemër nuk e ka merituar një lojë të tillë Kuvendi dhe as qytetari i vendit. E dimë shkakëtarin e kësaj gjendje, i cili edhe pas këtyre vitëve të çlirimit, nuk pushon dora e zezë serbe me aktin e vet barbarë, ndërsa viktima është popullata shqiptare, që akoma mbetët në sprovë, e cila përplaset përditë me pasojat.

Skeqët e këtyre ditëve në Parlamentin e Kosovës, ishin ato që nuk duhej të ndodhnin dhe as të lakmoheshin, kështu që, nëse një pjesë të shkakut të këtij fenomeni e kërkojmë vetëm te njëra palë,  ndoshta na duket pa vend, aq më pak kur opozita, nga ana tjetër kërkon arsye dhe bazë për ti fluturuar vezët në drejtim të kryeministrit.  Prandaj, sikur nuk na kënaq plotësisht asnjëra palë nga përgjigjet kur pyesim, a  është rrugëdalje e mundshme dhe i qëlluar  ky rast, që të gjuhet Kryeministri i vendit me veze në Parlament, si kundërpërgjigje e asaj, që opozita nuk pajtohet me një raport të  tillë të kryeministrit të Kosovës, i cili nënshkruan marrëveshjet dhe zgjat dorën kryeministrit serb në pajtimin e këtyre marrëveshjeve.

Së pari nuk duhet të harrohet lehtë e kaluara dhe t’ia numërojmë mëkatët Serbisë, e cila nuk pushon akoma me planet e veta provokuese, duke e penguar në çdo aspekt të ardhmën e Kosovës, e cila nuk ka arsye të hiqet asnjëherë nga rendi i ditës, mirëpo, primare për vendin tonë dhe qytetarët e saj është që ti sqarojmë çështjet tona të brendshme, rreth të cilave duhet të flitet më shumë në Kuvend, si Institucioni më i rëndësishëm i vendit. Në këto rrethana ka nevojë të ndriqohet  dhe raportohet sëcila lëvizje e palëve, asaj serbe dhe  shqiptare me ndërmjetësimin e Brukselit, dhe rrjedhat që dalin nga natyra e këtyre marrëveshjeve, si përcaktime dhe kushtëzime të palës serbe në iplementimin e këtyre marrëveshjeve.

Natyrisht, këto duhet të ishin disa argumente që do të rezistonin natyrës së ndjenjave dhe emocioneve të opozitës kosovare, ndaj poezitës dhe kryeministrit të vendit,  i cili i ka nënshkruar marrëveshjet e fundit, dhe sikur me tërë këtë ngarkesë të faktorit të jashtëm dhe atij të brendshëm, dhe të gjitha rrethanave të deritanishme, duhet Qeveria e Kosovës të merr parasyh, dhe të paktën ta ketë një vizion të qartë për kompleksitetin e brendshëm të qytetarëve të vendit, i cili nuk pajtohet me këto marrëveshje, sidomos me Asosacionin e Komunave serbe në veri të vendit dhe me Demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjegjësisht, me tërë këtë bagazh të kundërthënjëve, dhe për hir të gjakut të dëshmorëve të kombit, a do të ishte i mundshëm zgjimi, apo lindja e ndjenjës së brendshme e pajtimit në mes poezitës dhe opozitës kosovare, dhe qenjën komplekse ta pranojmë si  një vetëdije dhe senzibilitet të gatuar kryesisht nga brumi i tërë palës kosovare pa dallime partiake, që ti trajtojmë problemet brenda një sfondi të përbashkët dhe në përputhje të harmonizuar, ashtu sikur e kërkon vendi dhe qytetari i këtij vendi.

Po nëse gjithnjë kemi parasysh skema të tilla në ndërtimin e shtetit të Kosovës , dhe dikush tjetër që i dëshiron këto skema shikon vetëm anash, duke i shfrytëzon të gjitha mundësitë tona, për ti realizuar veprat e veta. Vjen pyetja, kush nuk po e lejon realizimin e shtet ndërtimit të Kosovës?  Qytetari i Kosovës, do të ishte i pari i cili do të përgjigjet kundër udhëheqjes së dobët të vendit, sepse ai  vetë i pari po i bartë pasojat, dhe pastaj, duke qenë i vetëdijshëm për këto pasoja, në këto rrethana imponohet edhe  e „keqja“  si normë jomorale, por e domosdoshme që të bënë për vete, e cila kërkon  një të ardhme më të mirë dhe më të begatshme.

Vjen pyeta tjetër, a e kanë ndjekur qeveritarët e Kosovës, zërin e drejtë të popullit, apo mos ka të bëjë me një qeveri të korruptuar, e cila fare pak i ka plotësuar nevojat e qytetareve të vet? Të gjitha këto pyetje kanë përgjigjen qytetare, të cilët dinë të vlerësojnë dhe të gjykojnë thellë, me një kandar të thjeshtë të karakterit njerëzor dhe skamnorë.

Dikush ndoshta ka të drejtë, kur thotë se Kosova mund të bosnjizohet, sidomos me Asosacionin e komunave serbe në veri të vendit, ose toka e Kosovës është „mollë e ndaluar“, sepse kufinjt e saj vetëm po tkurrën, prandaj nuk duhet të anashkalohen këto paradokse, dhe nuk mund të thotë askush se për këto gjëra nuk duhet çarë kokën, sepse nga pikat e vogla niset lumi dhe vërshima e tij, sikur që kemi raste të shumta nga e kaluara e historisë shqiptare, me çrast duhet të mësojmë nga e kaluara e hidhur, e cila edhe sot po e plasaritë historinë dhe gjeografinë shqiptare pothuaj në gjitha anët e kufirit të saj.

Urrejtja në mes poezitës dhe opozitës  në asnjë vend të botës demokratike nuk pushon, por ajo kosovare është mjaftë e theksuar, dhe kjo urrejtje më shumë duhet të jetë retorike se sa praktike, edhe nëse këto të dhëna të përligjen si të sigurta, përsëri nuk duhet të mbetëmi rob i askujna dhe as i njëri-tjetrit, vetëm i së drejtës dhe të vetëvetës, sepse Kosova dhe qytetarët e saj janë përgjegjës për të gjitha  ato që kanë të bëjnë me gjenezën  dhe tokën e saj të lashtë, sa është edhe tërë bota.

Prandaj, është e qartë se skajet e poleve të kundërta kurrnjëherë nuk mund të përputhën, por si realicion të vetëm ku mund të veprojmë, Kosova duhet ti harmonizojë këto pole të kundërta, në mënyrë që ato lëvizje janë në përputhje me zërin e vërtetë të qytetarit dhe shtetit të Kosovës. Deri sa e tëra ajo e kaluar ka rënë mbi kurruzin e bijve dhe bijave  të Kosovës, dhe tani duket sikur me ato vardisjet e veta përsëri mundohet ta pengojë të ardhmën e saj, Kosova duhet të mos dorëzohet, duke i rënë asaj në gjunjë për të kërkuar mëshirë, sepse atë e pret me gjithë dëshirë shteti serb.

Dhe përpjekja për të dalë nga kjo teknikë „bardh e zi“ , që shihet sot  në politikën e Kosovës, nuk i konvenon  që të gjejë vetëm rrugën e konflikteve, sidomos në mes vete, kryesisht  kërkohen parime që nxjerrin fryte dhe kompletojnë mirëqenjën kosovare në rend të parë, dhe duke ruajtur karakteristikat  e natyrës së përkatësisë dhe historisë. Sepse një përspektivë e tillë dhe e turbullt e qytetarëve të Kosovës, e pengon hapjen e  horizonteve të reja për të nesërmën e saj, apo të rinjëve të cilët presin me pa durim një të ardhme më të mirë.

Përndryshe, me veze nuk mundemi  ta ndryshojmë gjendjen dhe situatën në vend, apo   ti menjanojmë të metat e një qeverie, por ato ndryshohen  vetëm me punë, dinjitet dhe përkushtim të sinqertë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës, ndërsa vezët,  duhet ti përdorim si meze, dhe ti konsumojmë së bashku për një qëllim tjetër , në të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj, por jo edhe të gjuajmë njëri tjetrin në Parlament, të cilin e fituam me shumë mund dhe sakrifica të rënda dhe tani duhet ta ruajmë, ta çmojmë dhe të kujdesëmi sikur për sytë e ballit.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen