Pro amerikanizmi i Ramush Haradinajt dhuratë nën grilat franceze!?

Analiza & Komente | Zef Prenka | 10.01.17 | 06:19

Shkruan Asllan Dibrani

Vet ftesa vetëm për Ramush Haradinajn nga ana e amerikaneve,ka lëne te dyshosh se u ngritën lugetërit antishqiptar bashkë me një spektër politik të dobët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë!Arrestimi i tij sinjalizon zgjimin e ndërgjegjeje nga korrupsioni ,hajnia, pjesa e politikanëve që keqpërdoren shtetin, keqpërdoren sakrificat dhe luftën e drejte të UÇK-së. Një pjesë e popullatës harroi rrezikun për jetë a vdekje që kishim dhe i dha votën njerëzve ,qe brenda nate u bënë komandant ,doktor, profesor ,politikan,ambasador,kryetar komunash etj . Nga ky përfitim iu zë fryma shtresës intelektuale dhe luftëtarëve të devotshëm qe e dëshmuan veten si patriot, luftëtar, madje qe i flisnin edhe disa gjuhë të botës, i vranë, i zhduken për karrige,përfitime personale dhe pushtete!!!
Politikajtë si në Shqipëri dhe në Kosovë lejuan kumbari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus?shqiptaret proamerikan rrezikohen si Ramush Haradinaj!?.
Kjo shtresë e politukajve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,nga populli me votat e veta iu lanë duart e lira ,bane kumari me turq, arab,sllav ,madje edhe serb e rus duke i shkolluar hoxhallarët tanë duke e rritur edhe një ekstrem sa po edhe ushtarë rekrutuan për luftëra në vendet e huaj si në Siri e gjetiu.
Pas çlirimit të Kosovës bashkë me aleatët tanë në krye me amerikanët në emër të demokracisë me qindra xhami u ndërtuan që lagje nuk ka me pa to, a ne anën tjetër rreshtohet populli ma i varfër në Evropë. Nga kjo politike Kosova është duke e rrezikuar edhe pavarësinë e Kosovës, që me mund e fituam .Me amerikanët e bëmë shtetin dhe njerëzit proamerikan, janë ne shënjestrën e tradhtarëve njëzove përfitues për xhepat e vet dhe bixhosxhive me serbosllavët në dëmin e çështjes kombëtare!?.
Heshtjen amerikaneve në rastin e Ramush Haradinajt, sikur ne po i prijmë vet duke mos pasur vizion kombëtarë, para bote se kah kemi rrugën tonë me perëndimin qe i paraprin Amerika, apo me Lindjen qe tani po ndihet nuhatja e Rusisë ne ndikim qe nga Siria duke përfshirë ish shtetet e inkuadruar në Paktin e Varshavës. Të tilla synime Rusia i ka përmes Serbisë prapë ta ngulfate gadishullin ballkanik e pikërisht çështjen shqiptare qe për fat të keq si intervenim i tyre kemi mbetur akoma të shkapërderdhur ne disa shtete.
Politikën shterpë shqiptare dhe te pa vizion,po e paguan populli shqiptar dhe zoti Ramush Haradinaj me orientim pro amerikan dhe perëndimor.
Dhe, mjerisht, njëmijë here mjerisht, kjo po na përsëritet prej rasti në rast. Faktet i dinë të gjithë evropianët, se kush duhet të arrestohet në këtë periudhë pas luftën së Kosovës. Veprimtaria e uzurpatorëve të kapitalit dhe politikes ditore në Kosove,po u shkon për shtati çarqeve antishqiptare. Sot po i paguan populli shqiptar dhe zoti Ramush Haradinaj me orientim , pro amerikan dhe perëndimor.
Kjo lojë e piste është në shërbimin UDB-ës së Serbisë,me shefat e tij në shërbimin sekret francez. S’ka tjetër motiv këtu,pos ai politik i fletëarresti nga Interpoli i Serbisë. Kosova nuk ka mundësi ta ngrehe padinë kudër terroristëve të Serbisë ,por shtrohet pyetja, përse këtë nuk e bënë Interpoli i Shqipërisë dhe tu krijojmë probleme ndërkombëtare edhe terroristëve serb qe sot shëtisin të lirë në Serbi e ndonjëherë dhe në Kosove po edhe në Evropë!!!
Si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën udhëheqësit e vet gjatë historisë e tradhtuan!
Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan! Përforcimi i Evropës pritet përmes shqiptarëve!
Historia na mëson qe gjithnjë e kanë tradhtua si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën udhëheqësit e vet. Pra, definitivisht ka ardhë koha se kjo gjenerate e politikaneve të Kosovës dhe të Shqipërisë nuk kane logjikë teorike me zhvillua karrierë politike në dëmin e çështjes së Kombit shqiptare. Prandaj edhe këta vetë duhet me u largu dhe me iu shmange kësaj retorike të rrezikshme .
Pra pavarësisht se shqiptarët kishin gabime të pa riparueshme gjatë shekullit të 20 të, për çka edhe u përbuzën, edhe shqiptarët nuk mësuan nga gabimet e veta (tyre), por edhe Evropa nuk mësoi asgjë nga trajtimi i shqiptarëve si skllav, që po trajtohen deri me sot .
Prandaj sot kjo Evropë rrezikohet nga Rusia në njërën anë kurse në anën tjetër kemi të njëjtën Evropë ku përkëdhelet aleatja e Rusisë, Serbia,në dëmin e shqiptarëve. Shqiptarët janë faktori kyç ku mund t`i priten rrugët e ndikimit të Rusisë në Ballkan, përkatësisht në Evropë përforcimin e Evropës përmes shqiptarëve… Por, Evropa apo Franca si e veçante vazhdon me avazin e vjetër të përbuzjes së shqiptarëve, e cila përbuzje me dashje (me vetëdije apo edhe pa te) forcon Rusinë dhe aleaten e saj në Ballkan Serbinë.
Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjesë kryesore të fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK dhe EULEXI!
Pas luftës janë instaluar në jetën dhe shoqërinë kosovare, UNMIKudhe OJQ të ndryshme, e ma voné edhe né EULEX, komplet e kapen shtetin e Kosovës. Qeveria e jonë është vetëm kukull në duart e këtyre shërbimeve , me dashje apo pa dashje, me qejf apo pa qejf , me hatër apo me zor !?.
Gjykata Speciale është bere si rezultat i dështimit te shtetformimit, ku një pjese kryesore te fajit, përpos vendoreve, e kanë, edhe UNMIK dhe EULEXI, që hapin gjyqe të reja kundër UÇK-së.
Arrestimi i Ramush Haradinajt në France, e para është fyerje për këtë vend, pasi që Kosova është e pranuar nga kjo qeveri dhe superfuqitë botërore po përfitojnë nga ‘përçarja’ e shqiptarëve..

Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, luajtën gjithçka kundër interesave antishqiptare!
Pas Ismail Qemalit, nuk është drejtuar asnjëherë shteti i ynë nga njerëz dhe personalitete të denja në këtë rast Kosova po bien viktimë e tyre. Tip, Esat Toptani,Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, luajtën gjithçka kundër interesave antishqiptare, në fund dy qeveritë kukulla nuk po i krijojnë hapësirë as Shqipërisë as Kosovës inkuadrimin me Perëndimin pasi rruge tjetër, ne as qe kemi as që duhet te kërkojmë. E gjithë kjo gjendje në dy shtetet donë reformim të shpejt dhe ti epet fund një sundim i gjatë injorant dhe të korruptuar.
-Rasti më i freskët i injorancës është arrestimi i Ramush Haradinajt, i cili edhe pse është një hero i luftës për pavarësinë e Kosovës, edhe se ka reagime nga shume faktor ndërkombëtar dhe reagimet nga populli me demonstrata ,ndërsa qeveritë tona nuk e shohin të arsyeshme ta thirrin një seance kushtuar Ramush Haradinajt; që përmes tij njihet edhe lufta e Kosovës . Pos turpit kësaj po i vijën era edhe tradhti. Dikush do ta paguaj shtrenjtë këtë indiferentizëm dhe sabotazhe të rrugës se nisur për çlirimin e Kosovës dhe qe po vazhdon me heroin tonë Ramush Haradinaj.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen