Akademik Mark Krasniqi- Njeriu me botë dhe vizion në sy!

OP-ED | Agron Shabani | 29.08.19 | 11:54

Nga Agron Shabani

Post Scriptum:Akademik Mark Krasniqi- Njeriu me botë dhe vizion në sy!

Tundues, liberator, lukrativè, eksplorativë, narrativë….I urtë si toka, i thellë si deti ose oqeani, i përkushtuar dhe përparimtar-deri tek Zoti, patriot i madh dhe kushtrimtar-deri në tempull, erudit i madh shkencor ose poliedrik- sa s´ka më. Në linja të përgjithshme, ky ishte Akademik Mark Krasniqi, i cili ka lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera me veprën dhe personalitetin e Tij prej intelektuali, patrioti dhe një eruditi të shquar shkencor ose poliedrik.

Agron Shabani.

Se këndejmi, Profesor Mark Krasniqi e ngriti, projektoi dhe filloi jetën, veprën dhe karierën e tij shkencore ose akademike mbi artin (bukurinë), dashurinë, fisnikërinë, natyrën, traditat, kulturën, filozofinë, psikologjinë dhe historinë e njohur të popullit (kombit) dhe atdheut të tij. Për të arritur kështu deri të përcaktimi dhe identifikimi i thelbit ose materies (substancës) së veprës së tij shkencore ose akademike. Duke i ravijezuar, konturuar, eksploruar (floruar), harmonizuar dhe konvencionalizuar parimet dhe premisat e njohura shkencore ose metodologjike me natyrën, karakterin, moralin, mentalitetin, traditat, kulturën, historinë, filozofinë dhe psikologjinë e njohur të njeriut ose popullit (kombit) tonë shqiptarë.
Në këtë frymë etike ose metaestetike, vepra dhe kariera e shquar shkencore, intelektuale dhe politike e Profesor Mark Krasniqit nuk ishin vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të njohura të jetës dhe natyrës, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së natyrës si dhe fenomenologjisë së shpirtit të njohur liridashës dhe patriotik të shqiptarit.
Vepra e çmuar shkencore (akademike), intelektuale ose politike e Profesor Markut, nuk ishte fryt i pakuptueshëm ose abstrakt i fantazive, i egove, alteregove, superegove dhe tekave të ndryshme karieriste, profiteriste, proteksioniste, paternaliste dhe te tjera.Jo. Por ajo ishte shprehje, tundim, narracion, akribitet, luciditet, subtilitet dhe sublimim i ideve, teorive, idealeve dhe vizioneve të njohura shkencore ose humaniste mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin, jetën dhe natyrën e shqiptarit. Respektivisht, mbi fillimin (materien), qenien, krijesën, ekzistencën si dhe mbi nevojat dhe kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare.
Filozofia shkencore, intelektuale dhe politike e Akademik Mark Krasniqit, rindërton, rikoperon, interferon dhe transcendenton përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin ose ambientin e njohur shqiptar ose kosovar, konceptin e jetës, substitutin dhe vlerat e shpirtit atdhetar ose patriotik nga të cilat lindin veprat e njohura legjendare ose antologjiko-enciklopedike.
Profesor Krasniqi është (ishte) edhe filozof, edhe historian, edhe sociolog, edhe psikolog, edhe etnograf, edhe misionar etj. Ai ishte demiurgë, kundrues dhe studiues i thellë i kulturës dhe historisë shqiptare. Askush më bukur se sa Akademik Mark Krasniqi nuk arriti ta kapë atë dhe të kuptojë ‚tërësinë‘ në raport me masën ose sasinë. Tërësia në këtë rast janë kombi dhe atdheu, ndërsa masa ose sasia janë partitë politike, feja ose religjioni, ideologjia etj.
Në të kundërten, sipas mendimëve shkencore ose metodologjike, feja ose religjioni në raport me popullin (kombin) dhe shtetin, të kaluarën ose historinë e tyre e kanë të gjatë ose shumë të lashtë, por jo edhe përcaktuese, relevante ose vendimtare-deri në fund.
Në instancë të fundit, sytë më të cilët ne e shohim Zotin (Hyjin) dhe njeri tjetrin, janë të njejtit sy më të cilët Zoti (Hyji) na sheh ose shikon neve. Ndaj ne jemi njerëz të sinqertë, besimtar dhe patriot, sepse në radhë të parë jemi njerëz të dashur, njerëz të ditur dhe njerëz të thellë. (Kjo mbase ishte formula ose filozofia kryesore e Profesor Mark Krasniqi)
Mèqe, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose humaniste: Mënyra më efektive për t´i përmbysur ose shkatërruar njerëzit, popujt (kombet), shtetët ose kulturat e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, të drejtat, kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë. Në këtë prizëm Profesor Marku (Krasniqi) ishte i pakompromis më të gjithë tregtarët ordinerë ose ambulant të shpirtërave dhe flamujve. Sidomos me demagogët dhe hipokritët e ndryshem puro, anti, quazi, kontra dhe pseudointelektual ose pseudopatriotikë.
Në këtë kontekst të „suspektshëm“ ose tepër dubioz, u mor vesh se edhe grafikoni ose rubikoni i i rënies dhe ngritjes së „prodhimtarisë“ së gjithëmbarshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe patriotike në Kosovën e pasluftës, vazhdon të ndikohet dhe imponohet nga disa faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm.
Skenën e përgjithshme politike në Kosovë vazhdojnë të dominojnë ose ambivalojnë ashpërsimet e vazhdueshme të pikëpamjeve, konceptëve, përceptimëve, anticipimëve ose më mirë t´u themi kontradiktave të njohura politike (dhe jo vetëm politike ), blloqëve dhe taborreve të barrikaduara dhe betonuara-kryesisht në dy pozicione ose pozicionime të ndryshme ; për pushtetin, „shtetin“ ose „republikën ahtisariane“ si dhe ato për“popullime ri kosovar“ të „dalur“ ose „lindur nga lufta“ dhe paradokse tjera reaksionare ose anakronike që i ka identifikuar dhe dejustifikuar me kohë Akademik Mark Krasniqi.
Ndërkohë që antagonizmat ose paradokset e mësipërme reaksionare dhe anakronike që po ndodhin në Kosovë, patjetër se të çveshin ose t´ç´armatosin nga imuniteti i shpërqëndrimit, mosinteresimit ose dekoncetrimit të distancuar ose ndaj tyre. Pavarësisht largësive ose distancave të ndryshme kohore, gjeografike, politike, partiake dhe të tjera. Kjo sidomos atëherë kur nga ana e „eminencave gri“ ose strukturave (klikave) të ndryshme politike, partiake, qeveritare dhe të tjera në Kosovë, shpërfillen ose injorohen ( nuk përmendën fare) intelektual ose akademik të shquar si Mark Krasniqi, Esat Stavileci dhe të tjerë, ndërkaq ngritën ose lartësohen njerëzit pa histori.
Duke menduar ekskluzivisht ose në menyrë eksplicite nè përballjet e vazhdueshme në mes vlerës dhe antivlerës.
Politikës, shtetit, pushtetit, popullit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare, si duket iu duhen ose nevojiten anamneza, skanime, ekzaminime, ekpspertiza, përqëndrime, analiza dhe studime të veçanta për t´i njohur, zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar deri në fund.
Ndërkaq, për të nxjerrur ose mësuar diçka nga skena ose mozaiku i përgjithëshëm shqiptar ose kosovar, në këtë veçanti ose specifikë shkencore ose metodologjike, do i kisha veçuar dallimet esenciale ose substanciale në mes studimeve dhenanalizave të njohura shkencore, politike, strategjike ose gjeopolitike të Akademik Mark Krasniqit dhe atyre pseudoshkencore, pseudointelektuale, kontrakulturore, quazishtetrore ose antikombtare të lidershipit të atjeshëm ditorë ose periodik tè cilat nuk i pjekin as bukèn dhe as kulaçin.
ASh

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen