Mr.Sc.Nue Oroshi- Të dhëna mbi Skënderbeun

Histori & Fakte | Rrezore | 02.11.19 | 23:59

Mr.sc.Nue Oroshi

PËRSHKRIMI I KARAKTERIT TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT NË DY NUMRA TË VEÇANTË TË REVISTËS ”LEKA” TË VITIT 1937

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është heroi ynë më i madh i të gjitha kohërave.Luftërat dhe betejat që kishte zhvilluar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu ishin aq të mëdha sa për kohën kur janë zhvilluar ato ishte e pamundur të imagjinohet një qëndresë kaq e madhe e një populli të vogël karrshi fuqisë ushtarake që kishte në atë periudhë kohore Perandoria Osmane.Gjergj Kastrioti është heroi ynë për të cilin u shkruan mijëra libra të karakterit historik,letrar,dramatik dhe shumë zhanre tjera. Është personaliteti më i madh i yni për të cilin bota e civilizuar perëndimore jo vetëm që botoi libra por edhe e përvetësoj në bronz.
Nuk është e rastësishme që sot në shumë qendra të botës ta kemi monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.Në këtë studim do të paraqes një përshkrim mjaftë interesant të botimit të studimeve historike në dy numra të veçantë të Revistës”Leka”të botuar në vitin 1937 tash e tetëdhjetë e dy vite më parë si numra jubilarë më rastin e njëzet e pesë vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë.Revista” Leka” në atë periudhë kohore ishte revista më e madhe për kulturë dhe shkencë.Është interesant të theksohet fakti se pikërisht ishte edhe ky viti 1937 kur u botua edhe Libri i Athanas Gegajt për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun si një libër i pasur me burime shkencore dhe historike të analizuara me një pedantëri shumë te madhe shkencore.Këtu shihet qartë se edhe autorët e punimeve studimore në revistën ”Leka” kishin pasur fatin ta shfletonin librin e posa botuar.
Në një studim rreth jetës së ti në revistën ”Leka” me titull:”Gjergj Kastrioti Pasqyra e atëdhëtarit shqiptar shkruhen shumë qartë karakteri i vërtetë i Gjergj Kastriotit.”Kordhëtari qi sgjen pushim veqsë në luftë.Po ky sashtë vesi i nierit të mbiqujtun Skanderbeg i ishë sanxhakut qi prete tatarë e persjan pore asht strategjia psikologjike e prijësit qi ka per misjon prei Perendije të marrë nji Kom qi deri më sot sasht kom as shprehje gjeografike, ti japë në një fenë një shpresë në një dashtni nji ndergjegje komtare ta bajë kom të vertetë kom plot lavd n Europë të kështënë mnerë e anmiqvet të sai kom qi me nji ketë farë kujtimi sdotë humb neper 500 vjet tirani,por do të rinjallet te e vona per me marrë prep shtegun qi i pat shënjue Fatosi.Aj din me zaptue vedin si i forti i vërtët si sundues i një mendët.
Epshet duket se nuk e prekin aj në një jetë fushatashë nuk merr pjesë në plaqkitje,që i bijn porsi komandantit e trimitë përmbi trima e danë ndër luftar të vetë,kur shtetizon pasurin e tradhtaritë gja smerr per vedin edhe ja nisë një punimit për dobi të shtetit.Grue të huej nuk prekë asë e lenë ushtarinë me vu dorë në femën vesin kundra natyrës smund e shef me sy.Shtatnaltë e gjithmonë në levizje rri gjatë pa hanger e pa pi,pak o aspak flen a shlodhet.
Do papa me kunorue mbret e shkrefë o una kur gjith shka asht gati tjeterkushë do të ligshtohej duke pa se ishe mbet ideali për të cillin ka punue e lakmue,aj se merr ndor aspake vazhdon si perpara prijsi fjeshtë e i pa titull. Gjindet atdheu me ne vojë:Kapidani krenar nuk priton me marr rrugën e me shetitë oborret e Italisë tu e lypë përkrahje.Miq e gjinie tradhtojnë gjaksorët i vënë pusina aj me zi q’pret njishej pendimi e harron gjithshka.
Në këto studime më tepër autorët mirren me karakterin e vërtetë dhe mënyrën se si duhet ti qasej historiografia shqiptare studimit të figurës së Gjergj Kastriotit–Skënderbeut. Duhet theksuar fakti se edhe shumë autorë që vijnë nga fqinjet tanë për rreth kufijve të Shqipërisë janë munduar që ta bëjnë përvetsimin e Gjergjit tonë.Studimet e botuara në revistën ”Leka” janë edhe studime polemizuese që paraqesin karakterin e vërtetë të Gjergj Kastriotit.
”Kemi pra nji Skanderbeg historik e ketë Skanderbeg historik e kemi fatos, e kemi të panjollë symbol e pasqyrë të dëjë per jetë tanë komtare.
Por mjerishtë e natyrishtë nji shembull asi soji qdo nieri qdo parti qdo besim qdo rrymë a prirje a levitje mundohet me e pasë per vedi e prandaj,kur ska ndergjegjë të pastër e të drejtë mundohet me ja shtrembnue e shemtue fysjonomin mbas interesit e thezës së vet.
Pak fatosa të vjetër janë kaqë të njoftun e pak drue janë kaqë të panjoftunë sa Gjergj Kastrioti.Kushë ndër ta ka pasë fatinë me gjet kaq shumë jetëshkruesa „testes oculatos“që me sy të vetë të kann mujt me pa shka përshkruajnë?).Kush ndër ta e ka pasë jetshkrimin kaqë të përhapunë neper Europën mbarë sa Gjergj Kastrioti për të cilët folën te gjithë giuhet e Europës.
E pra Jetshkruesat e ti flas për jetshkrusatë shqiptarë meritojshinë një besim shumë më të madhë.Gabimet e tyre kufizohen në ndonjë datë o në ndonjë numër i mushtrie por mbet i patrandum kompleksi i epopesë Gjergjane me të gjith lumnit dhe lavdit e saja.
Vetë ajo gja kaq e pabesushme qi të këtë pasë Shqipnija shka nuk pat bota kurr,nji fatos të pa të meta mujti me i shty dyshiminë historijakve të ,ma vonshëm porë ashtë nje vertet

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen