Mal Myrtaj përgadit valigjet për ekspozitën më 29.08.13

Diaspora | Zef Prenka | 26.08.13 | 23:58

Mal Myrtaj skulptor përzgjidhet si pjesëmarrës i eskpozitës së konkursit intrenacional, të cilin e organizon ministria e mërgatës

Në këtë konkurs kishin konkuruar më shumë se sa 25 krijues ,dhe Mali i pëzgjedhur në mesin e pesë të tillëve përgadit valigjet me skulpturat e tija të nivlelit botëror.

Ekspozita me karakter mbarëkombëtar hapet më 29.08.13. dhe e njëjta mbahet në galerin e arteve të Kosovës,ajo do të jet e hapur një muaj.

Mal Myrtaj
Mal Myrtaj i lindur në Pejë,më 1953.

Studimet i kreu në Univerzitetin e Prishtinës

Ishte laureat i shumë shpërblimeve në konkurset e organizuara në Kosovë dhe ishjugosllavi

Si një atdhetar dhe veprimtar i pandalur bëhet halë në sy për regjimin barbar të Milloshit ,andaj me një dhimbëje të madhe lëshon vendin,duke mos e lëshuar kurr nga zemëra atë.

Mal Myrtaj me shpirtin e tijë krijues del si avangardist i mërgatës sonë para palës Gjermane.

Shumdimensionaliteti i tijë shtrihet në Skulpturë,dramë-theatër,si dhe në organzimin e mërgatës,politikisht dhe kombëtarisht e sidomos,në luftën tonë për Liri.

Ai me guximin e tijë të paparë ndihmon në ngritjen e moralit dhe vetëdijes kombëtare .

Jan të panumërta takimet në të cilat Mali e kishte fjalën kryesore ,dhe si i tillë ishte njeriu më i nderuar dhe rrespektuar kudo që shkonëte dhe vepronëte.

Lirin e Kosovës e shkruan me gjak dëshmorët e lirisë,derisa Mali i krijoj pjesët theatrore me këtë mesazh të shenjët.

Ky mesazh shihet edhe në punimet e tija,dhe të tillat gjenden nëpër zyrat e pushtetarëve Gjerman ,si në komunën ku jeton dhe vepron poashtu edhe në nivelet më të larta Gjermane.

Atje ku nuk mundi të depërtoj as diplomacia dhe as demonstratat e organizuara për liri të Kosovës ,depërtuan punimet e Mal Myrtajt nëpër ekspozita me karakter lokal,kombëtar dhe internacioanl.

Jan të shumëta mirënjohjet nga ato evenimente nga të cilat Mali ynë u dekorua

Për të mos vequar as njërën dhe as tjetrën mund tu ofrojmë një ble, nga të cilat mund të thuren libëra të tërë dhe ato flisin vetë.

Mal Myrtaj tejkaloj shoqata dhe klube,parti dhe dhe përfaqësues tanë zyrtar .

I vetmuar me shpirtin e tijë krijues dhe organizativ Mali ynë na del si një legjendë e gjallë, e mërgatës së lënë pas dore

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen