28.Nëntori u festua edhe në Fellbach

Diaspora, Histori & Fakte, Reportazhe | Zef Prenka | 29.11.15 | 21:33

Një mbrëmje festive për nderë të 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar që organizoj Shoqata Kulturore Shqiptare në Fellbach, të sjellë nostalgjinë e vendlindjes dhe më shumë se kaq…

Shahe & Refki Bytyqi Mësuesja Shahe dhe aktori dhe kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Fellbach

Shahe & Refki Bytyqi
Mësuesja Shahe dhe aktori dhe kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Fellbach

Që nga fillimi i manifestimit, kur aktori dhe njëherit Kryetari i kësaj shoqate z. Refki Bytyqi përgëzoj dhe uroj të pranishmit për festën gjithkombëtarë, dha një historik të shkurtër dhe mjaft domethënës për 28.Nëntorin e vitit 1912 dhe mesazhi i tij për gjeneratën e re, që janë të lindur në mërgim, se si duhet të ruhen dhe kultivohen vlerat kulturore dhe kombëtare në përgjithësi.

Marshimi i ShKSh nëpër Fellbach. Një shqipëri në miniaturë!

Marshimi i ShKSh nëpër Fellbach.
Një shqipëri në miniaturë!

Në këtë eveniment kishte edhe mysafir nga shoqata tjera si motra si dhe përfaqësues të komunës së Fellbach-ut.

Në skenën e mbushur përplot me simbole kombëtare, flamuri kombëtar etj. në bynë u prezantuan fëmijët mërgimtar me kostume shqiptare dhe të përgaditur enkas për këtë festë kombëtare, që ishte emocion i ve

Valltarët në skenë

Valltarët në skenë

qantë dhe me ato recitime sa të ëmbla dhe shumë mirë të pregaditur nga mësuesja elegante znj. Shahe Bytyqi që, të pranishmit u kënaqën me zërin e tyre të ëmbël në gjuhën e nënës, pra gjuhën shqipe.
Nxënësit e mësimit plotësues së shkollës shqipe, pos recitimeve, këngëve, që me përkushtim të veqantë  ishte angazhuar mësuesja Shahe,

IMG_20151129_210219

Mësuesja Shahe Bytyqi

ata vallëzuan për bukuri e që, reflektuan një koreografi të shkëlqyeshme për të cilën u përkujdes mësuesja e tyre.

Ndërkaq,  Artisti mirditor z. Gjergj Lleshaj,  kishte pregaditur edhe grupin e vallëtarëve të kësaj shoqate. Ata realizuan valle me motive nga treva të ndryshme shqiptare dhe sigurisht edhe vallën më të bukur të gjitha valleve, atë të „Shotës“!
Pra, një atmosferë impozante dhe e pëlqyer edhe nga miq gjerman që festuan së bashku me ne, duke u interesuar për motivet e valleve dhe recitimet të nxënësve.
Pra, të gjithë të pranishmit u aktivizuan në vallëzim nën tingujt e muzikës shqiptare që na dhuruan këngëtaret Gaspër Ndreca dhe Ylli Demaj.

IMG_20151129_213514

Një mbrëmje që nuk harrohet, sepse pos festimit dhe mikpritjes që kryesia e shoqatës e sidomos kryetari i saj, ua dhuruan të pranishmëve, aty u ndërtuan ura miqësie, si për shqiptarët ashtu edhe me popullin nikoqir -gjerman.
Pra, 28.Nëntori u kremtua me dinjitet dhe plot vlera kombëtare.

Për Rrezore
Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen