Opinion mbi zgjedhjet në Kosovë

OP-ED | Agron Shabani | 10.09.19 | 00:06

Nga : Agron Shabani -Politikolog

Zgjedhje për zgjidhje, apo „zgjedhje“ për interesat e Rusisë, Serbisë, Turqisë etj …?!

1. Kosova gjatë këtyre ditëve sërish është kapluar nga ethët ose „zjarmia e madhe“ elektorale ose paraelektorale. Ata që i kanë në dorë shtetin, pushtetin, institucionet,  paratë ose kapitalin e gjithëmbarshëm në Kosovë së bashku me punëdhësit e tyre nga jashtë, prap kanë shpallur „zgjedhje të lira shtetrore ose nacionale“ në Kosovën e ndodhur në mes ‚lirisë së rrezikuar‘ dhe „robërisë së qetë“!
Që paradoksi të jetë akoma më i madh, në ato „zgjedhje të lira kosovare“ i kanë shpallur kandidaturat dhe publikuar emrat e bartësve të listave zgjedhore, shumica e atyre që i kanë uzurpuar, monopolizuar, klanizuar, fosilizuar, instrumentalizuar, privatizuar, tribalizuar, relativizuar dhe komercializuar shtetin, pushtetin, pronën (pasurinë) dhe moralin e gjithëmbarëshëm shtetror dhe nacional në Kosovë. Ata pra që i kanë kapur në fytë edhe shtetin, edhe pushtetin, edhe popullin ose elektoratin e manipuluar ose duarthatë dhe kështu me radhë. Ata që i kanë trafikuar ose kontrabanduar në nyjet ose hallkat kryesore të shtetit, pushtetit, policisë, politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare, udbashët, të bijtë ose bijat e tyre, kalorësit ose gardianet e njohur të Rusisë dhe Serbisë së bashku me hallat, tezet, tezakët, nunat (kumbarët) ose anëtarët e kolhozëve, solhozëve ose „koperativave“ të ndryshme partiake, politike, ideologjike dhe të tjera nepër poste ose funksione të ndryshme politike, diplomatike dhe të tjera. E tërë kjo në saje të paradoksëve të njohura reaksionare ose anakronike të „shtetit dhe popullit të ri kosovarë“ të „dalur ose lindur nga lufta“ ku edhe bastardët, hibridët ose pjesëtarët e ish „narodit jugosllav“ së bashku me puroshqiptarët, joshqiptarët ose antishqiptarët e ndryshëm me gjene dhe gjak të përzier si dhe me ‚pemë‘ të sartuar nacionale, familjare ose gjenealogjike, kanë të drejtë të zgjedhin, të zgjidhën ose konkurojnë. Dhe, së bashku me këta të fundit, edhe personat ose individët e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale etj.
Në ketë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, në emër të dreqit e t’birit, shqiptarët e atjeshëm që përbejnë shumicen absolute të popullsisë në Kosovë, u desht të xhveshën ose të heçin dorë nga ‚pema‘ e tyre gjenealogjike ose strukturalgjenetike. Përkatësisht, nga identiteti, individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre nacional dhe biogjenetikë. Nga shqiptarë ata u desht të „konvertohen“ në kosovarë! Gjegjësisht, në një „popull të ri“ artificial ose johistorik! Faktorët, indikatorët dhe predikatorët e ndryshëm determinant dhe paradigmatik në këtë „histori“ janë të shumtë dhe të shumëfishtë! (…) Duke menduar këtu në „Europe an the People Without History“ ( „Evropa dhe popujt pa histori ose johistorik“) ose “ Europe and dhe New Colonial Ecquality“ („Evropa dhe baraspesha e re kolonialiste“) dhe kështu me radhë. Mos të harrojmë se Kosova dikund para Konferencës së Ambadadorëve të Londrës ( 1913) i kishte me tepër se 25.9OO kilometra katrore. Pra, me tepër se sa Shqipëria e sotme Londineze. Dhe, sot në „shtetin dhe popullin e ri “ të „dalur ose lindur nga lufta“!?

2. Siç dihet, faktori vendorë dhe ai ndërkombtar në Kosovë, u ngutën ose vrapuan që në start me qasjet e njohura konstruktive dhe pragmatike ndaj minoritetit ose komunitetit serb në Kosovë. Gjegjësisht, me komprimiset ose koncesionet e shumëta politike, teritoriale, adminisdtrative, juridike dhe të tjera ndaj palës serbe në Kosovë dhe gjithandej. Nga lëshimet ose koncesionet e mesipërme ndaj shtetit dhe pakicës serbe, mepastaj rrodhën ose u zhvilluar edhe paradokset, anomalitë dhe patologjitë tjera reaksionare dhe anakronike në Veriun e Kosovës dhe Mitrovicës së bashku me idenë infantile dhe apokaliptike mbi „asociacionin e pavarur të komunave serbe“ („republikën serbe“) në Veriun e Kosovës, ndryshimin ose revidimin e kufijve, demarkimet (demarkacionet) kufitare me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë etj. E tërë kjo si duket në saje të frikës latente ose permanente të faktorit shqiptar ose kosovar dhe atij ndërkombtar-ndaj „formulave“, „doktrinave“ ose „ekuacioneve“ të ndryshme ushtarake dhe politike me shumë të panjohura ose të papritura nga ana e Rusisë si fuqi e njohur nukleare ose atomike dhe aleate tradicionale dhe historike e Serbisë. Me fjalë tjera shteti dhe pushteti kosovar, janë vegla ose instrumente të Rusisë, Serbisë, Turqisë ose dikujt tjetër në Bruksel ose Uashington që punojnë për ta. Ndërkaq, populli ose elektorati kosovarë, janë vetëm ‚vegla pune‘, gjegjësisht,  ‚mekanizma‘ ose ‚instrumente‘ mekanike, elektorale, akustike ose kakofonike si në rëndet ose sistemet e pandryshuara natyrore, ordinare ose mesjetare, pa fuqi, inovacion, kreativitet dhe motivacion për t´i çuar ose levizur gjërat përpara.
Shqiptarët nuk kanë armiq më të egër dhe më gjakatarë, se sa rusët, serbët dhe turqit.Lamtumirë prej tyre!

3. Po e riceku faktin nga intervistat e mia nga e kaluara se:  Filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
Se këndejmi, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! „Bota globale“ është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një „botë globale“ ose „treg të përbashkët“ të vlerave, resursëve, pasurisë ose kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të „mbinjerëzve“ ose’supërmenëve‘ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar- mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të padefinuara individuale dhe kolektive. Është pra një „luftë“ ose ’stuhi infernale‘ që nuk pushon kurrë. Ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive pas plotësimit të ‚egove‘, ’superegove‘ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. (Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve!) Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.

4. Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një „mikrokozmos“, bëhet vetëvetiu një „megapoligon luftërash“ ose ‚makrosferë interesash‘ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç „vullnetit“ ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.
Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish ‚murit‘ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe „Traktatit të Varshavës“, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë ose dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e „formulave“ ose „doktrinave të reja“ politike, ushtarake dhe të të rusëve, turqve, kinezëve dhe të tjerëve: Kjo do thotë se nga ish „lufta e ftohtë“ dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ’subllokiste‘ (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës, Rusisë dhe Turqisë dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit) të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish „lufta e ftohtë“ dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.
Në këtë kontekst, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, ëndërrat ose ilizionet e njohura „pentarkiste“ ose caristo-revizioniste të Rusisë dhe ‚aleancës antiamerikane‘ mbi ndarjen (copëtimn) ose shkëputjen e SHBA-së në „Veriun e pasur“ dhe në“Jugun e varfër, si dhe mbi shkatërrimin e Natos dhe UE-s, nuk kanë pushuar kurrë. Edhe sot e kësaj dite Vladimir Putini dhe oligarkët e Kremlinit, vazhdojnë të shohin „ëndërra cariste“ mbi ndarjen, përçarjen ose copëtim e SHBA-s dhe Perëndimit, duke përfituar nga nonshalanca, apatia, amnezioni dhe varësia latente ose permanente e Presidentit Amerikan, Donald Trump nga homologu i tij rusë dge oligarkët e Kremlinit. Ndikimet ose influencat e Putinit dhe oligarkëve të Rusisë në SHBA, Gjermani, Francë, Turqi, Kosovë, Ballkan e gjithandej, asnjëherë nuk kanë qenë me të fuqishme dhe me të rrezikshme.Ndaj, të bësh koalicion qeveritar ose politik me njeriun ose agjentin e Rusisë (Behgjet Pacollin) dhe tè rrahèsh „gjoksin e pulès“ pèr „shtet dhe pushtet tè pavarur, sovran dhe integral nè Kosovè“, kjo tè ngjanè nè hedonizèm, nihilizèm ose mazohizèm tragjikomik.

5.  U mor veshë se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda „filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste“, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës“, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky „rreth vicioz“ ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

ASh

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen