Kur do të zyrtarizohet Shkolla plotësuese shqipe në Gjermani e Diasporë?!

Rrezore | admin | 26.03.13 | 12:50

Opinione me shkas nga Diaspora

Unë nuk njohë një fëmijë këtu në Gjermani, që e fletë mirë gjuhen shqipe. (Kjo fjali është marrë nga komentuesi i parë)

Lidhur me shkrimin e botuar në gazetën kombëtare “Bota sot“ të datës 16 mars të 2013, me titull “ Vetëm 6% e nxënësve e mësojnë shqipen në diasporë“, shkruar nga Zyrtarë të Ministrisë së Diasporës; thuhet citoj:“ Pjesëmarrja e nëxënësve në procesin edukativo arsimor në nivel Europe nuk është më shumë se 6 përqind“ . Fajtor kryesor për mos vijimin e nxënësve në shkollën plotësuese shqipe është Ministria e Arësimit Shkencës dhe Teknologjisë- MASHT-i, dhe Ministria e diasporës , konkretishtë ministri Ibrahim Makolli me stafin e tij. Një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi personelin konsular: në Shtuttgrt, Berlin, Frankfurt.., të cilët që nga ardhja apo fillimi i punës si atashe të Republikës së Kosovës, u treguan shumë pasivë. Të gjithë e dijmë se nga arsimimi e edukimi i gjeneratave të reja varet edhe zhvillimi ekonomik, shoqëror, material, historikë, politikë dhe ai kombëtarë . Aktivistët, arsimdashësit e intelektualët tanë në diasporë bënë orvatje titanike për ndihmimin dhe internacionalizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, por krahas saj ata u angazhuan edhe për hapjen dhe funksionimin e shkollës plotësuese shqipe si dhe mbrojtjen e fëmijëve të mërgimtarëve tanë nga asimilimi. Nuk është mjaftueshme që fëmijët tanë ta dijnë se janë shqiptarë.., por ata duhet pasuruar me dituri nga gjuha amtare, historia, gjeografia, arti, kultura dhe tradita jonë e pasur. Deri sa para lufte të gjithë thonim se pak po punohet me fëmijët tanë në diasporë.., nga institucionet“tona“ sepse ato vareshin prej regjimit kriminel serbo çetnikë serbosllavë, i cili kurrë nuk zgjodhi mjete për ta penguar hapjen e shkollave shqipe në Kosovë e diasporë. Fëmijët gjatë vijimit të mësimit plotësues në shkollën shqipe frymëzohen me atdhe dashuri, paisen me njohuri të reja të cilat do t’ua lehtësojnë rrugën e angazhimit të tyre për çështjen madhore kombëtare . Mirëpo, pasë çlirimit të Kosovës dhe fillimit të punës së Institucioneve tona, e sidomos pasë shpalljes së Pavraësisë së Kosovës, MASHT-i dhe Ministria e diasporës, pikërisht, ministri i diasporës zoti Ibrahim Makolli, nuk bënë asgjë konkrete për hapjen e shkollave plotsuese shqipe në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, etj.. , por ai me stafin e tij kishin ra në gjumë dimëror. Në shkrimin e cekur më lartë, pos tjerash shkruante citoj;“ Javën e ardhshme do të filloj punën grupet punuese të formuara në konferencën e fundit për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë“ . Shtrohet pyetja?
Po ku ishe deri tani o Ibrahim Makolli.., çka bëre deri më tani.., ? ! Do të ishte e drejtë dhe shumë më produktive që ministri i diasporës të zgjidhet nga diaspora. Shtrohet pyetja pse? Po të ishte ministri i diasporës i zgjedhur nga diaspora, sukseset do të ishin evidente dhe shpenzimet materiale do të ishin simbolike .

1 Ministri i zgjedhur nga diaspora me siguri se do fliste një gjuhë ; gjermane, zviceriane, italiane, franceze.. suedeze.., etj,. Ai do të mbante kontakte të rregullta me organet kompetente: arsimore, kulturore, e institucionale të shtetit ku ai jeton. Do të kishte më tepër njohuri sa i përket funksionimit, dhe veprimit të institucioneve vendore lidhur me procedurat për hapjen e shkollave plotsuese shqipe në diasporë, për përfshierjen e të gjithë fëmijve të mërgimtarëve tanë në shkollën plotësuese shqipe. Pastaj artikulli vazhdon: Citoj: Javën e ardhshme do të fillojnë punën grupet punuese…, të formuara në konferencën e fundit“ . Edhe në disa takime-apo themi vizita“ fluturuese“ që i bëri zoti Ibrahim Makolli, në Republikën e Badenwürttembergut, Bajernit, etj.., ato jo që nuk ishin të planifikuara më parë.., por në ato takime ( numri i mërgimtarëve pjesëmarrës nuk arrinte mbi 30 vetë. Ai jo që nuk i kishte paralajmëruar vizitata e tij, por edhe ata pakë pjeasëmarrës që ishin nuk iu dha mundësia që ata ti shprehin mendimet, sygjerimet, vërejtjet dhe opinjonet e tyre lidhur me organizimin, përfshierjen e nxënësve në shkollën plotësuese shqipe, institucionalizimin e shkollës plotësuese shqipe në Gjermani- apo republika ku arsimtari nuk stimulohet nga shteti gjermanë. Pastaj vazhdon artikulli: Citoj: Udhëheqësi i divizionit për arsim në diasporë, në Ministrinë e Diasporës, Ymer Avdiu, thotë për Radio Kosovën, se faktorët kryesor për pjesëmarrjen e vogël të fëmijëve shqiptar në mësimin plotsues janë të shumtë .Nuk paguhen mësuesit, ka pengesa për arsye se në disa shtete nuk ka fare mësim plotësues. Nuk është punuar boll, ndërkohë edhe prindërit janë shumë pak të interesuar. Në Suedi dhe Finlandë, ku shteti i paguan të gjitha shpenzimet e mësuesve, pjesëmarrja është shumë e madhe. Në Suedi pjesëmarrja është rreth 65 për qind, në Finlandë është 90 për qind. Ndërsa, në vendet e tjera pjesëmarrja e nxënësve është e vogël”, tregon Avdiu. Po do e pyesja zotin Ymer AVDIU ? Sa takime i keni mbajtur ju me mërgatën tonë, ku i keni mbajtur .., dhe çka ju keni folur prindërve për dërgimin e fëmijëve te tyre në shkollën plotësuese shqipe ?

Kur dhe me kend keni biseduar me organet kompetente arsimore për financimin e mësuesëve në Gjermani, (në ato republika ku nuk paguhet arsimtari.? Ç ‚farë dokumentesh dhe planprograme shkollore për shkollën plotësuese shqipe ju u keni ofruar atyre, në gjuhën gjermane, italiane, etj,. Do të ishte e rrugës që ministri i diasporës z. Ibrahim Makolli, së pari ti paralajmëron takimet e tij ne të gjitha ato lokalitete të Gjermanisë, ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë, të konsultoht me prindërit dhe aktivistët e diasporës nëpër ato lokalitete, ta merrë numin e saktë të fëmijëve. Në tubime të tilla të zgjidhet nga një grupë 3-4 apo më tepër persona të cilët do ti vizitojnë organet kompetente arsimore të atij lokaliteti apo republike.
Vazhdon artikulli; Citoj:“ Këto grupe punuese janë formuar në dhjetor të vitit të kaluar, në një me qëllim të institucionalizimit të mësimit plotësues në diasporë dhe mërgatë“.
Ato grupe punuese do të ishte e rrugës që të zgjidheshin në diasporë e jo në Kosovë. Ose s’bashku me ato grupe nga Kosova tu zgjidhej edhe nga një përfaqesuers nga diaspora. Pastaj takimet e mbajtura në Prishtinë apo gjetiu janë të rëndësishme, por do të ishte mirë që takime te tilla të mbahen edhe në mërgatë dhe ne to të bisedohet hapur dhe pa ekujoke për gjendjen e arsimit në diasporë, si dhe masat që duhet ndërmarrë për tejkalimin e kësaj gjendje kaotike ne të cilën po kalojnë fëmijët e mërgimtarëve tanë. Pra grupet e juaja punuese çdo herë duhet ta informojnë përfaqësuesin e tyre ( nga diaspora) për ndryshimet eventuale në arsim planprograme shkollore, etj. Që nga paslufta e deri më tani zoti Ibrahim Makolli e deri më sotë mbi 50% të fëmijëve tanë që po rriten në mërgim, e deri kur ju dhe MASHT-së, të i pregadisni planprogramet shkollore të shkollës plotësuese shqipe në diasporë , shumë fëmijë do të asimilohen..,. Prandaj ju porosisim që për të gjitha vendim marrjet sa i përket funksionimit, zhvillimit të mësimit plotësues dhe institucionalizimit të shkollës shqipe, ju duhet çdo herë të konsultoheni me mërgimtarët tanë.., dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga diaspora për hapjen, funksionimin dhe institucionalizimin e shkollës plotësuese shqipe në Gjermani apo shtete tjera.

Sa për ilustrim të të gjithë asaj çka shkruam ne, unë po shkëpusë disa opinjone të mërgimtareve tanë lidhur me funksionimin e Shkollës plotësuese shqipe.
Prindërit e fëmijëve në mërgim nuk mund të thonë se e kanë kryer obligimin moral e kombëtar vetëm me dërgimin e fëmijëve në shkollën plotësuese shqipe (nëse ka), por ata duhet të angazhohen maksimalisht në ndihmimin e kryerjes së detyrave dhe mësimin e tërë asaj që mësohet në shkollë plotësuese shqipe. Faktorët kryesorë të cilët luajnë rol vendimtar në përvetsimin e mësimit tek nxënësi janë; Prindi, nxënësi dhe arsimtari. Koperimi i këtyre 3 -faktorëve në mes vehte shtonë efikasitetin në mësim. Është i gabueshëm mendimi i ca prindërve se vijimi i mësimit plotësues në shkollën shqipe, pengon nxënësin në shkollën gjermane. Është i gabueshëm mendimi i ca prindërve se në mërgim janë përkohsisht dhe nuk i kushtojnë rëndësi të madhe mësimit të gjuhës shqipe, nga shkaku se së shpejti do të kthehen në Kosovë. Mirpo, siq po shihet në praktikë ata qëndruan dekada të tëra në mërgim dhe pasojat për fëmijët e tyre janë shumë të mëdha.Gjatë vizitave që ua kamë bërë ca familjeve shqiptare në lokalitetin ku jetoj kam hasur fëmijë të cilët shumë më mirë komunikojnë në gjuhën gjermane se sa në gjuhën shqipe . Disa e flasin një shqipe jo të pastër pra të mbushur me fjalë të huaja. Një grup tjetër i fëmijëve e flasin më bukur gjuhën shqipe, por kur ne i pyesim, se a dijn të shkruajnë e lexojnë në gjuhën shqipe.., (disa më të rritur) skuqen në fytyrë e …, e thonë.., JO. Po t’i pyesish se me kend kufizohet Kosova, apo cili është kryeqyteti i Kosovës.., etj, ata heshtin ulin kokën dhe menxi shqiptojnë fjalën jo. Sot shtrohet pyetja ? Kush duhet të jep logari për këtë?! Pa u hamendur duhet të themi se prindërit e tyre të cilë nji ditë do të akuzohen nga fëmijët e vetë. Themelet e shëndosha tek fëmiu hidhen heret me edukatën familjare e shkollore në forma të organizuara thotë profesoresha e Gjuhës dhe letërsisë Shqipe, apo ushtruesja e detyrës së mësuesës, zonja Zejnie Z. Asllani dhe profesori i Gjuhës dhe Letësisë shqipe –mësuesi Zeqir Asllani. Është gabim mendimi i disa prindërve se fëmijët e tyre më lehtë do të integrohen në shtetin ku jetojnë (qytetërimin europian) duke mësuar vetëm në shkollat gjermane, duke mos mësuar e ruajtur asgjë nga kultura, trashigimia, historia e gjeni shqiptar ! Është i mjerë ai prind i cili mendon se fëmiu i tij më leht dhe më shpejt integrohet në qytetërimin bashkëkohor duke e lënë identitetin e vet kombëtar. Ponjashtu janë të mashtruar edhe ata prind që nuk angazhohen për hapjen e shkollës plotëuese shqipe dhe dërgimin e fëmijëve në te, duke menduar se një herë në javë nuk mund të mësojnë fëmijët e tyre gjuhën dhe shkrim leximin.

Është koha e fundit që të gjithë ne mërgimtarët, aktivistët, intelektualët, arsimdashësit të angazhohemi për hapjen e shkollës plotësuese shqipe por edhe dërgimin e fëmijëve në shkollë. Është për çdo gjykim fakti se shumë prind, jo që nuk angazhohen për hapjen e shkollës plotësuese shqipe në diasporë, por edhe nëse ajo funksionon nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në te. Duhet ta dijnë të gjithë ata prind që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqipe, se kanë bërë një krim të madhë në cenimin e të drejtës njerëzore dhe etike të fëmijëve për të mësuar gjuhën e vet amtare. Në rrethin e Ravensburgut, jo që nuk funksionon shkolla plotësuese shqipe por askush nga prindërit e fëmijëve nuk bisedon për këtë. Për shumë prind më mirë është që çdo fund jave t’i harxhojnë s’paku nga 100 – euro nepër lokale të ndryshme; kafe, lojëra të fatit, bingo, muzik tallava, etj.., se sa ta paguajn një mësues nga 50 – euro në muaj. Duke pasur parasysh se sot një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë në mërgim , ku i ka hedhur „fati“ dhe halli, është e domosdoshme që Ministria ae Arësimit Shkencë dhe Teknologjisë – MASHT-së, mësimit plotësues në diasporë t’i kushtoj rëndësi më të madhe. MASHT-i, në sektorin e vetë patjetër duhet të ketë edhe sektorin e hapjes së shkollave plotësuese shqipe në diasporë si dhe zyrtarizimin e tyre. Detyrë tjetër e MASHT-it është që nxënësve në diasporë tua sigurojë tekstet dhe planprogramet mësimore. MASHT-i në marëveshje me shtetet ku jetojnë shqiptarët duhet sa më parë ta zyrtarizoj shkollën plotësuese shqipe dhe t’i stimuloj arsimtarët për punën qe bëjnë.

Komentet:

Une nuk njohe nje femije ketu ne gjermani qe flet gjuhen shqipe pa gabime, ndersa per prinderite tyre qe po shajn e po mallkojne…sa gabime i kan ata vete ne drejte shkrim te komenteve te tyre dhe sa me shume do ti ken femijet e tyre qe as rritjen nuk e kan pas ne vendin shqipfoles me respekt per MeD qe po jep mund per femijet tone
mergata e vertete @ 21/03/2013 16:20

Une as në shtëpi nuk ju flas shqip dhe mundohem dhe nuk dua ti mësoj shqip sepse nuk dua te skuqëm kur të më pyesin për Kosovën. Nuk dua të ju tregoj së është një shtet i mbushur me hajna, parazita, gënjeshtar, tradhëtar ,njerëz që i don mërgimtarët vetëm pë remidenca dhe i plaqkit gjdo vit.Familja i thot vet mërgimtarit mos u kthe se na duhen paret për interesa te veta i lajnë fëmijët nëpër vende të huaja.
Flamur Berisha @ 20/03/2013 17:28

Formoni grupe punuse se e kini naj kusheri pa pun e doni te ja bani nje vend pune Une i kam tre Femi dhe te tret e flasin dhe e shkruajn gjuhen SHQIPE edhe traditat i dijn te gjiitha Po ju jeni ka doni me i mbush xhepat
Kristjani CH @ 18/03/2013 18:03

Marketing i ministrave qyla te qylafit. Ore ju ministrat e kaqamakut Une jam babe i tre femijve qene gjermani kam ardhe kur njeri kishte tre vjet tjetri nje dhe i vogli ka linde ketu Qe te tret jan student Po dua tu them qe flasin e shkruajn shume bukur shqip Po edhe traditat shqipetre i njofin per mrekulli Pra familja duhet te interesohet Ndersa mesimi plotesues eshte bjerra kohe dhe mbi ngarkese oer femijt Pra ministri Lypni noj vend tjeter pune se nuk ua rrase kush per kete pune
mali @ 18/03/2013 09:56

une i kam tre femij dhe as qe me shkon mendja ti mesoj shqip pse te jen femijet e mi argat te hajnav ne kosove siq isha une une punova me vite te gjitha paret i investova ne lufte per liri dhe bashkim kombetare dhe per nje jet me te mir qka u be send hiq hajni ka pallate kerre shtrejta kurse patrioti ska mundesi ta ngij femijen me buk KURSE KY POPULL I QERRUM ENDE FLEN femijet e mi doti mesoj ne ket shtet qe ju jep shkollim pune dhe ta mesojne gjuhen e jo te jen argat qysh isha une ne fund ma rrasen harrone se nuk i hajna ma kto fora ne mergimtaret

Mergimtari @ 18/03/2013 04:02
Edhe me i than veti mesues e me nje shkoll 8 vjeqare e pa kurfar fjalori e pa karakter diten i meson femijet e naten mas plakav neper bare te ndryshme shtir asht me vendos ta qojsh femin te mesoj gjuhen apo shkrim leximin e kto jan krejt fajet e mos seriozitetit te ministris se diaspores po edhe ministri me sa po kam informime asht i po ati rangu.
Mbretria swe @ 17/03/2013 11:05

… PER MENDIMIN TIM -MESUES I FEMIJEVE ESHTE VETE PRINDI ! NE DIASPORE , PASI QE UNE KAM PESE FEMIJE DHE TE GJITHE FLASIN GJUHEN SHQIPE PA KURRE FARE PROBLEMI …
RUGOVASI GJERMANI @ 16/03/2013 20:42

Ky fenomen është bë tashmë i rëndomt!! Lere që nuk janë të kyqur në mësim plotësues fëmijët shqiptarë, por fatkeqësija edhe më e madhe është: Si Nënat shqiptare komunikojnë me fëmijete tyre në gjuhë të atij shteti ku jetojnë. S’them të gjithat, por % e madhe po. Kan një krenari nëse mund t’a quaj kur nuk komunikojnë shqip. E Unë s’mund t’a quaj ate sjellje krenari, por shkurtpamësi. Shumë Nëna janë fajtore për fëmijët e Tyre, kanë mbet sakat dhe gjuhë të atij vendi ku jetojnë, dhe sakat me gjuhë shqipe, apo çalojnë, sepse prindërit i kanë të çalë në kokë! Them për ate vend ku jetoj, por prap nuk i përfshijë të gjitha familjët.E sidomos gratë, kur flasin shqip, është e pamundur mos me futë dhe fjalë të huaja në fjalor të gjuhës shqipe. Fatkeqësisht ka fjalë shqipe krejt të thjeshta që nuk ua dinë kuptimin, shkaku i kanë hjekë nga përorimi, dhe natyrisht ju kanë harru kuptimin.
Qudi @ 16/03/2013 17:00

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen