Heroizmi i gjallë i Ramush Haradinajt

Analiza & Komente | Agron Shabani | 11.12.20 | 13:23

Nga Agron Shabani

Ramush Haradinaj dhe sinteza e lirisë…

Si për çdo luftë tjetër çlirimtare dhe patriotike, edhe gjatë luftës së fundit tè UÇK-s në Kosovë: Djemt dhe vashat me të mira të kombit dhe atdheut, me besa besë, nën qiellin e flamurit të Kastriotit si dhe me emblemën e lavdishme të UÇK-s dhe luftës së saj për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale, në menyrën më sublime dhe madhështore e dhanë provimin e tyre heroik dhe patriotik para kombit dhe atdheut. Në fushën e nderit… Në luftëra të lavdishme dhe beteja me armiqtë e egër dhe gjakatar, dhëmbë për dhëmbë, sup me sup, fyta- fytë dhe ballë për ballë-deri në fitore!
Trimat dhe heronjt e lirisë… Të mbështetur fuqishëm dhe përjetëtësisht për gjoksin dhe ato shpatulla vigane dhe titanike të tokës së bekuar atërore ose mëmëdhetare që i lindi dhe i rriti për t’i mbrojtur dhe dalur zot kombit dhe atdheut, kur iu kishte shkuar thika e serbit në asht, laku i robërisë në fytë dhe litari në shpirtë.
Viganët dhe Titanët e njohur të UÇK-s! Të ngritur në Olimpin ose Pantheonin e Lavdisë së Madhe dhe Përjetësisë! Aty ku nuk është kurrë zhurmë as tollovi.
Me një buzëqeshje dhe krenari të thellë kalorsiake, kolosale, vigane ose titanike që u ka hije vetëm Atyre që edhe vdekjën (rënien) heroike në fushën e nderit, për lirinë (çlirimin) e kombit dhe atdheut, e konsiderojnë fat të madh, obligim, amanet ose testament: Aty është edhe komandanti legjendar i Dukagjinit, Ramush Haradinaj….Në rrjeshtin e parë të marrshimit të kolonës çlirimtare dhe heroike.
Komandanti legjendarë i Dukagjinit, lideri i AAK-së dhe ish Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, është hero i gjallë, respektivisht, njeri prej akterëve dhe protagonistëve kryesorë të luftës, lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Se këndejmi, e kaluara e lavdishme dhe heroike e zotit Haradinaj dhe familjes ose farfisit të tij, në menyrën me sublime dhe relevante, provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të njohur luftarak dhe kalorsiak të  Haradinajve nga Glloxhani i Dukagjinit në të gjitha fazat ose etapat e ndryshme historike dhe patriotike të popullit ose kombit tonë shqiptarë. Respektivisht, epikën, mitikën, dramatikën dhe heroikën e pashoqe dhe tradicionale të Haradinajve.
Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë. Kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe dramatikën e njohur shqiptare, janë simbolet dhe elementë (instrumentët) me të rëndësishme ose kryesore të qëndresës, heroizmit, sakrificës, rezistencës dhe ekzistëncës shqiptare. Duke i njohur ( rinjohur), provuar, vërtetuar ose konfirmuar kështu edhe praninë (prezencën) si dhe vet ekzistencën e pasosur ose permanente të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të të gjitha epokat ose periudhat e ndryshme historike dhe të tjera që nga Antika e largët dhe deri me sot. Kjo pavarësisht kurthave, intrigave ose dredhive të njohura të armiqve të ndryshëm shekullor ose gjakatar si dhe tradhëtarëve të kombit dhe atdheut, për t´i kapur ose zëne në „kurthë“ shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm së bashku me qeniën e pavdekshme të  iliro-shqiptarëve.
Nuk dorëzohen kurrë Haradinajt e Glloxhaniit. Nuk ligën dhe s‘ dorëzohen kurrë shqiptarët e vërtetë dhe patriot si Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi etj. Jo kurrë. Ata gjithmonë kthehën në trungun dhe pemën e tyre nacionale, familjare, gjenealogjike ose strukturalgjenetike. Respektivisht, kah brendia ose vetëvetja e tyre shtetërore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike, gjenealogjike etj. Kjo pavarësisht politikave, konjkuturave ose nomenklaturave të ndryshme ditore ose periodike.
Aty janë edhe mitët, eposet, legjendat ose historitë e njohura mbi kryetrimin tonë legjendar, Gjergj Kastriot -Skenderbeun si dhe mbi trimat dhe tribunët tjerë shtetëror ose nacional të ngritura, skalitura ose projektuara në shkallë kushtrimi dhe amaneti të përjetëshem në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.
Pa i harruar këtu edhe thellësinë e mendimit, besimit dhe veprimit (reagimit) të hollë dhe tepër të ndërgjegjëshëm e racional të çdo shqiptari ose patrioti të vërtetè si Ramush Haradinaj.
Mitët, eposet, legjendat ose historia e lavdishme mbi Haradinajt nga Glloxhani ose Jasharët nga Prekazi, gjithmonë na kthejnë kah brendia ose nga vetëvetja jonë tradicionale, historike, patriotike ose strukturalgjenetike. Ato janë një udhërrefyes i fuqishëm dhe tepër sublim për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhën. Amanet i Madh, Dekalog ose Testament.
Në këtë frymë, përballë qëllimëve, tendencave ose insinuatave të ndryshme djallëzore, meskine, sllavo-bizantine ose apokaliptike të demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm në çdo kohë dhe hapësirë: Qëndrojnë veprat ose përpjekjet e njohura kolosale dhe titanike të komandantit legjendarë të Dukagjinit, z.Ramush Haradina. Respektivisht, kauzaliteti, fisnikëria dhe çiltërsia e tij ndaj kombit dhe atdheut. Kjo pavarësisht asaj se kush janë bashkëpunetorët ose aletatët e tij politik, si dhe me kënd ndodhët në pushtet Ramush Haradinaj. Pavarësisht simpative ose antipative të ndryshme objektive dhe subjektive ndaj Ramush Haradinajt ose dikujt tjetër atje.
Në këtë frymë, Ramush Haradinaj dhe familja e tij, janë epoka dhe historia vet. Deshën apo nuk deshën të pajtohen me këtë fakt të gjithë ata që Ramush Haradinaj së bashku me komandantët ose çlirimtarët tjerë shqiptarë, i duan vetëm të vdekur ose të rënë dëshmorë. Ndërkohë që ushtrojnë poste ose funksione të larta nepër mekanizmat ose institucionet e ndryshme qeveritare, shkencore, kulturore, arsimore ( pedagogjike), kulturore, informative, parlamentare, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës. Ramush Haradinaj është hero i gjallë, kalorës ose gardian i pamposhtur, kolosal e titanik i atyre Trojëve të panënshtruara të Shqiponjave dhe Gjergj Katstriotit.

Ndaj, mëqe sipas Platonit dhe Aristotelit, fundin e luftës e panë vetëm të rënët (deshmorët) së bashku me akterët ose protagonistët e saj kryesorë: Për çastin ose momentin, askush me bukur, me tepër dhe me thellë nuk ua njeh, nuk ua di dhe nuk ua ndjenë të rrahut e zemrës, shpirtit dhe ata damar të ndezur gjaku së bashku me dhëmbjet ose plagët e ndryshme fizike, sizmike, palcore, limfatike, skeletore ose gjenetike- kombit dhe atdheut, se sa Ramush Haradinaj.

U mor vesh se jeta, vepra dhe kariera e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, informative, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), heroike ose patriotike, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të njohura të jetës dhe natyrës, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së natyrës si dhe fenomenologjisë së individit, kolektivitetit ose shoqërisë së njohur njerëzore (qytetare) e politike.

Edhe veprat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), heroike, çlrimtare ose patriotike, nuk janë frytë ose konstruksion i pakuptueshëm ose abstrakt i fantazisë, egove dhe tekave të ndryshme karieriste, profiteriste, proteksioniste, paternaliste dhe te tjera. Jo, por, ato janë shprehje, narracion, tundim, postulim dhe sublimim i ideve, teorive, idealeve dhe vizioneve të njohura shkencore ose humaniste mbi lirinë dhe progresin individual dhe kolektiv.

Filozofia politike rindërton, rikuperon dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta nga të cilat lindin veprat madhore, sublime ose relevante. Intelektuali politik, lideri, shkenctari ose kulturogu, janë misionarë, filozof, arkitekt, instruktor dhe kundrues të specializuar dhe kompetent të politikës reale, ideale, racionale, materiale ose ekzistencialiste që e njohin atë, dhe ia dalin të kuptojnë tërësinë ose kompleksivitetin e problemit.

Socioantropologët e njohur politik si Linton, Lulen, Margaret Mid etj., janë të mendimit se në fokusin ose agjendën kryesore të epistemologjisë dhe antropologjisë politike, duhet të jenë marëdhëniet ose raportët e njohura në mes njeriut ( liderit institucional ose politik), popullit (kombit), shtetit, pushtetit, edukatës, kulturës politike etj. Pa i harruar këtu edhe studimet, hulumtimet dhe analizat e thella të rendëve ose sistemëve politike, kushtetuese ose juridike së bashku me ndarjen ose klasifikimin e marëdhënieve, përgjithësive, ingerencave ose kompetencave të caktuara politike, kushtetuese ose juridike në mes presidentit (presidencës), kryeministrit (kryeministrisë), legjislativit dhe gjyqësorit ose juridikativit.

Sipas Xhanbatista Vikos (Gianbatista Vico): Sociologjia ose antropologjia politike, në radhë të parë i studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë çështjet dhe aspektët e njohura të ekzistencës individuale dhe kolektive në kuadër të një shteti, pushteti ose sistemi të pavarur, sovran, integral, autonom, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik.

Ndryshe nga kjo, politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, ideore, teorike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. Me fjalë tjera: të kota ose fare boshe janë deshirat, vullneti, orvatjet ose përpjekjet (mundimet) e ndryshme intelektuale, profesionale, kulturore, politike, diplomatike, shtetrore, nacionale, qeveritare ose patriotike të grupit ose individit, nëse Zoti, fati, shkenca dhe natyra janë kundër tyre.

Po e riceku sërish se Aristoteli mendonte asokohe se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike.Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, metodikè, ekonomi etj. Për dallim të „polisit“ (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Se këndejmi, duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të ‚kopshti të madh‘ kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga „polisi“, „politia“(politeia) ose „polietika“ në „civitas“ (qyteti-shteti), „civis“ (qytetari) , „civilis“ ( i hapur ose qytetar pèr tè gjithè) dhe „res- publica“ (republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar, natyror ose ordinar).

Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit).

Ndërkohë që politika e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, qeveritare ose qytetare, u shndërrua në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose despotiko-monarkist sipas urdhërave dhe vullnetit të njohur kishtar ose klerikalist.

Ndaj, sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes „civitas terrenit“ ( shtetit tokësor, gjeografik ose politik) dhe „Civitas Deit“ („Shtetit të Zotit“).

Do shtuar në fund se njeriu ose populli (kombi) shqiptar në Kosovë dhe gjithandej, nuk janë tërësisht të lirë, të pavarur, sovran, autonom, integral dhe demokratik, përderisa çlirimtarët ose heronjt e tyre, ndodhën nën prangat dhe zinxhirët e ndryshëm politik, gjyqësorë ose juridik.

Përvoja, arti, talenti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur luftarake ose ushtarake së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa), si dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose nacionale (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia): I bëjnë të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme elitare dhe egalitare mbi zgjedhjen ose nominimin e preferuar të Ramush Haradinajt -President të Kosovës.

ASh

Agron Shabani

Agron Shabani është autor i mijëra opinioneve, analizave dhe komenteve nga lëmitë e ndryshme, p.sh.tema politike(me sygjerime, vërejtje, propozime, argumente etj.), që i ka të botuara nëpër gazeta e portale mediale shqiptare por edhe Kroate, pasi që, Agroni pas Gjinazit Klasik që kreu në Gjakovë, ai studioi në Zagreb Univerzitetin e Shkancave Politike dhe sot mbanë titullin-Diplomirte POLITIKOLOG !

More Posts

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen