Turizmi tërheq perëndimorët

OP-ED | admin | 19.09.11 | 19:08

 Këtë vit shifra e vizitorëve është shënuar 3milion persona, ku mbi 2milion janë shtetas të huaj. Raporti i cituar nag Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Aldo Bumçi mes të tjerash flet për risinë e këtij sezoni, pasi është dyfishuar numri i turistëve nga e vendet e europës perëndimore dhe dominojnë britanikët, gjermanët dhe francezët.


bregdeti shqiptar

“3 milion vizitorë kanë hyrë në Shqipëri. Me Kosovën rritja është 13% nga viti I kaluar. Rritja e numrit të vizitorëve nga maqedonia është 17%, nga Mali I Zi 22%, me Greqinë rritja është 46% më shumë, 24% më shumë qytetarë italianë, Britania e Madhe 50% rritje, shtetas gjerman me 55% rritje, shtetas francez ka një rritje me 42%”- tha Bumçi.

Bumci ka theksuar se të dhënat në lidhje me paratë, që shpenzojnë turistët në vendin tonë është e pamundur të mblidhen, pasi shumë hotele apo shtëpi pushimi nuk i deklarojnë. 

“Të ardhurat vijnë dhe hyjnë në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Ka një element evazioni dhe formaliteti, por objektivi kryesor nuk ka qenë që ne të nxjerrim të ardhura nga shtëpia në Theth, nga një shtëpi private kudo në breg që jep pjesë me qira, por ka qenë rritja e të ardhurave . Qëllimi është rritja e numrit të turistëve, rritja e numrit të të ardhurave ”- tha Bumçi.

Në vëmendjen e qeverisë sezonin e ardhshëm thotë Bumçi do të jetë turizmi, kulturor, I aventurës dhe ai malor. Për këtë sipas tij po punohet për rritjen e cilësisë së infrastrukturës në zonat malore të vendit. Megjithatë në dy nga zonat më pikante të veriut të vendit, në Theth dhe Valbonë investimeve kanë bërë, që të jenë dyfishuar turistët.

Julia Bardhushi

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen