Tiranë: Kujtohen dëshmorët e luftës

Analiza & Komente | Zef Prenka | 29.11.15 | 23:05

Shqipëria nderoi sot dëshmorët e saj të Luftës së Dytë Botërore gjatë ceremonive të organizuara sot në përvjetorin e çlirimit të saj nga pushtuesit nazifashistë.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, dhe autoritetet të tjera shtetërore vendosën kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit pranë monumentit Nënë Shqipëri.

Më pas kryeministri Rama dha një pritje me rastin e Ditës së Çlirimit të Atdheut. Ai tha se 29 Nëntori është “një thirrje për të luftuar për paqen dhe qytetërimin, të cilit paraardhësit tanë zgjodhën t’i përkasin kur nisi Lufta e Dytë Botërore dhe ne kemi zgjedhur t’i përkasim sot kur ka nisur një luftë e pangjashme me të dhe me tjetrën përpara saj”.

Zoti Rama përmendi ngjarje si ajo e 7 dhjetorit 1941 mbi flotën amerikane në Pearl Harbor dhe Kartën e Atlantikut si koalicioni më i madh kundër ideologjisë nazifashiste.

“Komunistë, nacionalistë, shumica thjesht patriotë, pjesa dërrmuese të reja e të rinj, me vështrim të kthjellët dhe kurajë të posaçme, e angazhuan kombin tonë në anën e duhur të historisë dhe bënë histori me luftë, gjak, sakrifica dhe mundime të denja për mirënjohjen dhe respektin e gjithë brezave të ardhshëm” – tha zoti Rama.

Ai shtoi se sot njerëzimi kërcënohet haptas nga diçka edhe më e errët se sa nazizmi, se lufta kundër terrorizmit nuk është vetëm lufta e shteteve kundër terroristëve, por dhe lufta e çdo qytetari kundër frikës që terroristët duan të kallin në çdo familje.

“29 Nëntori na përçon ndjenjën e krenarisë dhe respektit, për çka bënë shqiptarët, duke e shpëtuar dhe e nderuar Shqipërinë, por dhe kurajën e forcën e madhe të shembullit që na nevojitet për të përballuar armikun e ri të jetës sonë prej njerëzish të lirë. Armikun e përbetuar të Europës ku ne jetojmë dhe duam të rritemi për t’u bërë anëtarë të denjë të BE” – shtoi kryeministri Rama./VOA/

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen